5.5 C
Tetovo
E shtunë, 15 Nëntor, 2025
BallinaLajmeBDI: Vlerësimet e BE-së për MV, ndër më negativet e dekadës

BDI: Vlerësimet e BE-së për MV, ndër më negativet e dekadës

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi nëpërmjet një konference për shtyp ka shprehur shqetësimin për gjetjet e raportit të progresit nga Komisioni Evropian për Maqedoninë e Veriut, që u publikua para dhjetë ditësh. Sipas tij, ky raport paraqet një nga vlerësimet më të dobëta që vendi ynë ka marrë në dhjetë vitet e fundit.

“Komisioni Evropian ka folur me një gjuhë të qartë dhe pa ekuivok. Termat që përdoren në raport: “pa progres”, “progres i kufizuar”, “nuk u morën masa” dhe “zbatimi mbetet i dobët”, përbëjnë një diagnostikim të rëndë të gjendjes së brendshme të shtetit. Këto nuk janë interpretime politike, por vlerësime zyrtare nga vetë Bashkimi Evropian. Mesazhi është i qartë: Maqedonia e Veriut po ngec dhe po humb terren në raport me vendet e tjera të rajonit”, tha Sinkron: Arbër Ademi, Nënkryetar i BDI-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments