8.8 C
Tetovo
E diel, 9 Nëntor, 2025
BallinaLajmeRikonstruimi i qeverisë, PDSH: Do ta shqyrtonim ftesën për pjesëmarrje në qeveri

Rikonstruimi i qeverisë, PDSH: Do ta shqyrtonim ftesën për pjesëmarrje në qeveri

Pas mbajtjes së zgjedhje lokale pritet rikonstruim  i qeverisë. Por, a  do të bëhet PDSH-ja e Menduh Thaçit pjesë e ekzekutivit?! Imer Aliu nga kjo parti tha se ende nuk ka ftesë, por që të njëjtën nuk do ta refuzonin, duke shtuar se janë të hapur për bisedime. “Jo, mirëpo ne në fakt nuk do ta refuzojmë ftesën. Dialog apo debati më saktë ne do ta zhvillojmë me secilin tash e tutje, përfshi edhe qeverinë. Mirë po, një gjë është e qartë, rendi i ditës i Partisë Demokratike Shqiptare dhe rendi i ditës i Qeverisë dhe partive në qeveri duket se është i ndryshëm, por sigurisht, ne do të debatojmë me të gjithë”, theksoi Imer Aliu –  anëtar i Kryesisë PDSH-së.Sipas Aliut partitë shqiptarë në pushtet tash duhet të mbajnë premtimet pasi më nuk kanë edhe asnjë arsyetim.

‘Janë bërë shumë premtime, tash është koha që të realizohen. Ne do të mbajmë përgjegjës sigurisht partinë shqiptare në pushtet, se ata kanë premtuar dhe sigurisht tash e tutje nuk kanë asnjë arsyetim që të mos-realizojnë. Ne si PDSH atë do të bëjmë, do të mbajmë përgjegjës ata që u kanë premtuar qytetarëve dhe që i kanë pozicionet tash e tutje në pushtetin lokal dhe qendror. Ajo që BDI ka humbur, nuk është tragjedi kombëtare”, u shpreh Imer Aliu –  anëtar i Kryesisë PDSH-së.Plotësime të vendeve në qeveri pritet të ketë në postin Zv.Kryeministrit të parë dhe në ministrinë e  Ekologjisë, me të cilat  udhëhiqte Izet Mexhiti i cili në zgjedhjet e 19 tetorit  fitoi në komunën e Çairit. Një ndër emrta e mundshëm për zv.K ryeministër të parë përmendet Bekim Sali për të cilin kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se ende nuk është diskutuar dhe dakorduar duke theksuar se ai është mandatar i Qeveris dhe se fjalën e fundit do ta ketë ai

youtube.com/watch?v=gMxt6gQ_UQE&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Ftv21.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments