6.1 C
Tetovo
E martë, 4 Nëntor, 2025
BallinaOpinionBlerim Osmani / Të nderuar tetovarë, ju faleminderit nga zemra për përkushtimin...

Blerim Osmani / Të nderuar tetovarë, ju faleminderit nga zemra për përkushtimin dhe kontributin tuaj në këto zgjedhje.

Të nderuar tetovarë, ju faleminderit nga zemra për përkushtimin dhe kontributin tuaj në këto zgjedhje.

Faleminderim i veçantë aktivit politik, forumit rinor dhe forumit të gruas. Faleminderit për mbi 16.000 votat e pastra si loti, për mbi 16.000 zemra që i qëndruan besnike vizionit tonë. Edhe pse këto vota nuk mjaftuan që të dalim fitimtarë, Tetovarët humbën mundësinë të përfaqësohen nga një njeri i ndershëm dhe i përkushtuar siç është Bajram Rexhepi.

Pavarësisht përballjes me një aparat shtetëror të vënë fuqishëm kundër nesh, zërat tanë po shtohen çdo ditë e më shumë. Ne do të qëndrojmë sypatrembur kundër çdo padrejtësie, sidomos kur cenohet dinjiteti i shqiptarëve.

Anëtarët e subjekteve serioze politike, me kauza të pastra si e jona, nuk njihen për dorëzim apo demoralizim. Përkundrazi motivimi, puna, riorganizimi i brendshëm dhe opozitarizmi konstruktiv do të dyfishohen në periudhën që vjen.

Prandaj, miq e bashkëpartiakë, kokën lart!

Na pret shumë punë. Që sot fillon ringritja jonë.

Nuk do të ndalemi derisa shqiptarët të përfaqësohen denjësisht, ashtu siç e meritojnë.

#Bashkë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments