6.4 C
Tetovo
E martë, 4 Nëntor, 2025
BallinaLajme“Politico”/ Lavdata për Shqipërinë dhe Malin e Zi ! Pak...

“Politico”/ Lavdata për Shqipërinë dhe Malin e Zi ! Pak optimizëm për Maqedoninë në raportin e BE-së.

 Para publikimit të nesërm të paketës së raporteve për zgjerimin e Bashkimit Europian, të gjitha lavdatat pritet të shkojnë për Shqipërinë dhe Malin e Zi , ndërsa për Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë e Hercegovinën do të ketë pak zhvillime të reja. Ndërkohë, për Serbinë pritet një raport me tone mjaft kritike – shkruan portali “Politico” nga Brukseli.

Sipas “Politico”-s, Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, do ta paraqesë zgjerimin si një mjet gjeopolitik kyç për Bashkimin Europian, për të treguar se “BE-ja po i përgjigjet realisht sfidave me të cilat përballet në mbarë kontinentin”.

Ajo theksoi se procesi i ndihmës për vendet që ndjekin rrugën drejt anëtarësimit është mënyra se si Bashkimi Europian mund t’u bëjë ballë forcave që synojnë të na destabilizojnë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments