12.8 C
Tetovo
E diel, 19 Tetor, 2025
BallinaLajmeTë gjitha 117 vendvotimet në Tetovë janë hapur në kohë, votimi vijon...

Të gjitha 117 vendvotimet në Tetovë janë hapur në kohë, votimi vijon pa probleme

Në të gjitha 117 vendvotimet në kuadër të Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ) Tetovë, procesi i votimit për zgjedhjet lokale të sotme filloi në orën 7 të mëngjesit dhe po zhvillohet normalisht, njofton KKZ Tetovë. Në Komunën e Tetovës do të votojnë 87.878 qytetarë me të drejtë vote.

“Të gjitha 117 vendvotimet nën juridiksionin e KKZ Tetovë u hapën me kohë në orën 7 të mëngjesit dhe votimi po zhvillohet. Deri më tani, nuk ka pasur probleme të raportuara nga asnjë këshill  zgjedhor. Si të sëmurë dhe të pafuqishëm në Komunën e Tetovës 98 nga 99 persona të regjistruar votuan dje”, informoi Nazmi Dauti nga KKZ Tetovë.

Komisioni Komunal Zgjedhor Tetovë përkujton ndryshimin e objektit të votimit në tetë (8) vendvotime që deri më tani kanë qenë në dy objekte – shkolla të mesme.

Bëhet fjalë për vendvotimet që më parë ndodheshin në ndërtesën e njohur si Mjekësia e vjetër” pranë lumit Shkumbin dhe Shkollës së Mesme Profesionale Komunale “Gjoce Stojçeski-Ambarçe” ose “Shkolla e tekstilit” të cilat aktualisht janë duke u rindërtuar.

Vendvotimet 1925, 1926, 1927, 1927/1 me objektin e votimit “Mjekësia e vjetër” do të transferohen përkohësisht në ndërtesën e Gjimnazit “Kiril Pejpinoviq” në rrugën “Vëllezërit Miladinovi”, nr. 134 -Tetovë.

Qendrat e votimit 1941, 1941/1 1942 dhe 1942/1 me objektin e votimit Shkolla e Mesme Profesionale Komunale “Gjoce Stojceski-Ambarce” do të transferohen përkohësisht në ndërtesën e Institucionit Publik Komunal të Kopshtit “Mladost” në rrugën “Vëllezërit Miladinovi” nr. 1 (e njohur më parë si Kopshti Teteks).

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments