10.1 C
Tetovo
E shtunë, 18 Tetor, 2025
BallinaLajmeQyteza shqiptare mbushet me plehra/ Banorët e Tuzit në Mal të Zi...

Qyteza shqiptare mbushet me plehra/ Banorët e Tuzit në Mal të Zi protestojnë, mbeturinat vijnë nga 10 komuna të vendit(video)

10 komuna të Malit të Zi po i hedhin të gjitha mbeturinat e tyre në lagjen Omerbozhaj të komunës shqiptare të Tuzit.Situata është përkeqësuar vitet e fundit, kur Ndërmarrja Publike “Deponia” ka marrë mbeturinat e të gjitha qyteteve të mëdha të Malit të Zi për përpunim.

Në mënyrë të jashtëligjshme, ndërmarrja ka nisur hapjen e gropave të pestë dhe të gjashtë brenda territorit të saj, ndërkohë jashtë saj, në dhjetëra hektarë tokë, në drejtim të banesave të shqiptarëve, janë krijuar vendgrumbullime ilegale të mbeturinave me mbetje të të gjitha llojeve. Banorët thonë se po bëhet e pamundur për të jetuar në tokat e tyre.Sa herë ka organizim të banorëve që i afrohen këtij vendgrumbullimi gjigant të mbeturinave, pranë tyre vijnë edhe forcat e policisë, ndonëse kjo tokë këtu është pronë publike e qytetarëve të Tuzit.

Eksperti i mjedisit, Luigj Camaj, thotë se hedhja e mbeturinave në këtë formë, 100 metra larg banesave dhe mbi burimet ujore, do ta kthejë zonën në një mjedis të pajetueshëm.

Në mbështetje të banorëve dhe në protesta kanë dalë edhe zëvendëskryeministri Nik Gjeloshaj dhe kryetari i komunës Lindon Gjelaj, teksa ky i fundit vazhdon betejën ligjore dhe institucionale, për të cilën ka paralajmëruar padi edhe në gjykatat ndërkombëtare.Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments