7.6 C
Tetovo
E hënë, 13 Tetor, 2025
BallinaLajmeMaqedonia, një qind vite larg standardeve të BE-së (TABELA)

Maqedonia, një qind vite larg standardeve të BE-së (TABELA)

Sesa vite jemi larg standardeve të Bashkimit Evropian në ekonomi, çështjet sociale, qeverisje… , është matur nga Instituti i Vjenës për Studime Ndërkombëtare (projekti Converge2EU). Maqedonia së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor është analizuar në tetë fusha kryesore për të vlerësuar se sa vite do t’iu duhen këtyre vendeve për të arritur standardet evropiane, si në kuptimin formal të integrimit, por në mënyrën se si qytetarët jetojnë dhe përfitojnë nga zhvillimi ekonomik e social.

Të dhënat tregojnë se Maqedonisë i duhen së paku 40 vite për të arritur standardin e qeverisjes së BE-së, 59 vite për standardin ekonomik dhe 7 vite për standardet e sistemit shëndetësor. Prapambetja më e thellë e vendit është në kontekstin social, ku të dhënat tregojnë se Maqedonisë i duhen së paku 100 vite për të arritur BE-në. Vendi pozicionohet shumë më keq sesa fqinjët, Kosovës që ka vetëm 19 vite prapambetje, apo Shqipëria 71 vjet.

Sa i përket kriterit ekonomik, Serbia pozicionohet më mirë se të tjerët, me vetëm 35 vite prapambetje, ndërsa Shqipëria me 53 vite prapambetje Maqedonia me 59 vite prapambetje. Ndërsa shumë më keq janë Mali i Zi që i duhen 72 vite, Bosnja dhe Kosova që i duhen mbi 100 vite për t’u afruar me standardin e BE-së.Në qeverisje, Kosova bën diferencën me vendet e tjera, është e para me vetëm 26 vite prapambetje, pastaj Maqedonia, me vetëm 40 vite larg, Shqipërisë i duhen 64 vite, ndërsa për këtë kriter Serbia është më keq, me mbi 100 vite prapambetje. Sa i takon sistemit shëndetësor Maqedonia është më mirë se gjithë vendet e tjera me vetëm 7 vite pas, e pasuar nga Mali Zi me prapambetje 17 vjet, ndërsa më keq janë Serbia 100 vjet pas, Bosnja 87, Kosova 41 vite pas dhe Shqipëria 49 vite prapambetje.

Për infrastrukturën, të gjitha vendet e rajonit kanë prapambetje të njëjtë, me më shumë se 100 vite nga standardi i BE-së. Gjithashtu, prapambetja është e thellë edhe në standardet mjedisore, me më shumë se 100 vite diferencë. Instituti i Vjenës për Studime Ndërkombëtare ka ndërtuar një platformë interaktive që matë konvergjencën në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Kosovë, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Serbi).

(koha.mk)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments