Pas humbjes mbrëmë ndaj Shqipërisë në Leskovac, trajneri i Serbisë, Dragan Stojković “Pixi”, ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i ekipit kombëtar. Zoran Mirkoviç do të marrë drejtimin e përkohshëm të këmbestrës serbe.Lajmi u konfirmua fillimisht nga vetë Stojkoviç në konferencën për shtyp, ku ai deklaroi se nuk do të udhëtojë me ekipin për sfidën ndaj Andorrës.
Federata e Futbollit të Serbisë (FSS) njoftoi zyrtarisht sot se Zoran Mirkoviç, aktualisht trajner i ekipit U-21 të Serbisë, do të udhëheqë ekipin A në ndeshjen e radhës kualifikuese për Kupën e Botës.“Zoran Mirkoviç iu bashkua kombëtares në Nish të dielën në mëngjes së bashku me stafin teknik,” njoftoi FSS.
Ai do të shoqërohet nga ndihmësit Strahinja Panduroviç, Lazar Tomiç, Aleksandar Kirovski, Dejan Odaviç dhe Bogdan Miliçeviç.