10.3 C
Tetovo
E premte, 10 Tetor, 2025
BallinaLajmeBajram Rexhepi / Parku i Qytetit & Qendra e Re Administrative.Një nga...

Bajram Rexhepi / Parku i Qytetit & Qendra e Re Administrative.Një nga projektet më transformuese për Tetovën do të jetë shndërrimi i kazermës në zemrën e re të qytetit.

Parku i Qytetit & Qendra e Re Administrative

Një nga projektet më transformuese për Tetovën do të jetë shndërrimi i kazermës në zemrën e re të qytetit.

Në hapësirën prej 150 000 m², do të ndërtohet Parku më i madh qytetar – me gjelbërim, shëtitore, hapësira për rekreacion, aktivitete sportive dhe kulturore.

Krahas tij, në një hapësirë prej 45.000 m² do të ngrihet Qendra Administrative e Tetovës, ku do të vendosen të gjitha institucionet publike: Komuna, Gjykata, Prokuroria, Kadastra, Librat Amë, Policia dhe të tjera.

Ky projekt do të sjellë:

✅ Parku i parë i madh, që çdoherë i ka munguar Tetovës.

✅ Rendi dhe funksionalitetin urban, fund kaosit të komunikacionit në qendër.

✅ Qasje të lehtë për qytetarët, të gjitha shërbimet administrative në një vend.

✅ 1000 vende të reja parkimi.

✅ Frymëmarrje për Tetovën, më shumë hapësirë e gjelbër për sport dhe rekreacion.

Një Tetovë me plan, me park të qytetit, që zhvillohet dhe trajton me respekt hapësirën publike.

Tetova do të transformohet. Parku dhe Qendra Administrative janë fillimi i këtij transformimi.

#BashkëPërTetovën✅

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments