Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj koalicionit VLEN, gjatë një tubimi të zhvilluar mbrëmë në Shuto Orizarë të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI).
Në fjalën e tij, Ahmeti akuzoi përfaqësuesit e VLEN-it për mashtrim elektoral dhe dështim total, duke thënë se ata kanë zhgënjyer qytetarët që i votuan me shpresën për ndryshim, njofton TS.
“Këta të VLEN-it i kanë mashtruar ata që i votuan. U premtuan ndryshim – u sollën vetëm poshtërim,” – theksoi Ahmeti.
Ahmeti e cilësoi sjelljen politike të VLEN-it si të papërgjegjshme dhe të rrezikshme për interesat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se, në vend të punës për integrim dhe zhvillim, ata janë marrë me përçarje dhe manipulime.Lideri i integristëve bëri thirrje për unitet rreth Aleancës Kombëtare për Integrim, duke thënë se vetëm përmes këësaj force politike mund të sigurohet stabilitet, respekt dhe përfaqësim i dinjitetshëm për shqiptarët në institucionet shtetërore
Tubimi në Shuto Orizari vjen si pjesë e fushatës zgjedhore të AKI-së, që po zhvillon takime intensive në çdo komunë, duke prezantuar vizionin për zhvillim, drejtësi dhe përfshirje të barabartë.