3.9 C
Tetovo
E enjte, 2 Tetor, 2025
BallinaLajmeRMV / Mbi 100 persona arrestohen në shtator për drogë; sekuestrime të...

RMV / Mbi 100 persona arrestohen në shtator për drogë; sekuestrime të mëdha në të gjithë vendin

Gjatë muajit shtator, policia e Maqedonisë së Veriut ka privuar nga liria mbi 100 persona, përfshirë disa të mitur, në kuadër të aksioneve operative kundër trafikimit të paligjshëm të drogës. Gjatë kontrolleve personale dhe të automjeteve, në posedim të të dyshuarve u zbuluan dhe sekuestruan sasi të ndryshme të marihuanës, lëndë të bardhë të trashë, pluhur të bardhë dhe kafe, tableta MDMA, amfetaminë, heroinë dhe thërrmues .

Në disa raste të veçanta, më shumë se 15 persona u arrestuan dhe kundër tyre u ngritën kallëzime penale për kryerjen e veprës penale sipas nenit 215 të Kodit Penal.Po ashtu, gjatë muajit shtator, në Pikën Kufitare Tabanovce u zbuluan kokainë, amfetaminë dhe marihuanë në posedim të shtetasve të huaj nga Serbia, Hungaria, Austria dhe Belgjika.

Një tjetër aksion i suksesshëm u realizua në rrugën rajonale Manastir–Prilep, ku oficerët e Departamentit të Policisë Kriminale, SVR Manastir dhe SAE Tigar, parandaluan transportin e rreth 35 kilogramëve marihuanë.

Policia thekson se aktivitetet operative kundër trafikimit të drogës do të vazhdojnë me intensitet të lartë për të garantuar sigurinë dhe rendin publik.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments