3.9 C
Tetovo
E enjte, 2 Tetor, 2025
BallinaLajmeRama, Macron dhe Aliyev bëjnë shaka me gafat e Trump: Nuk na...

Rama, Macron dhe Aliyev bëjnë shaka me gafat e Trump: Nuk na urove për marrëveshjen e paqes Shqipëri-Azerbajxhan

Gjatë një samiti të Klubit Politik Evropian që po zhvillohet në Danimarkë, kryeministri shqiptar, Edi Rama ka ironizuar në mënyrë të hapur lidhur me deklaratat e presidentit amerikan, Donald Trump.

Ky i fundit në disa raste ka ngatërruar Armeninë me Shqipërinë, duke pretenduar se ka zgjidhur një konflikt qindra vjeçar mes Azerbajxhanit dhe shtetit shqiptar.

Ky ngatërrim dhe deklarata e papritur e liderit amerikan ka sjellë reagimin e Ramës, i cili gjatë një takimi me presidentin francez, Emmanuel Macron dhe presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, nuk nguroi të përmendë me ironi rolin e presidentit amerikan në këtë proces.

“Neve duhet të na kërkosh falje. Sepse nuk na urove për marrëveshjen e paqes që e bëri presidenti Trump mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit”, tha Rama,

“Më fal për këtë”, tha Macron.

“Ai punoi shumë, punoi shumë”, shtoi Rama.Deklarata e kryeministrit shqiptar erdhi gjatë një momenti relaksimi në samit, duke shkaktuar reagime dhe duke tërhequr vëmendjen për mënyrën se si zyrtarë ndërkombëtarë shpesh ngatërrojnë informacionet apo përpiqen të përfshihen në procese diplomatike pa njohuri të thella mbi realitetet rajonale.

Ndryshe, lufta mes Azerbajxhanit dhe Armenisë është një konflikt i gjatë dhe kompleks, kryesisht për shkak të rajonit të Nagorno-Karabakhut, një territor i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por që ka pasur një shumicë popullsie armene.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments