15.4 C
Tetovo
E martë, 30 Shtator, 2025
BallinaLajmeShtatëmbëdhjetë raste të helmimit në një dyqan për sanduiçë në Shtip, te...

Shtatëmbëdhjetë raste të helmimit në një dyqan për sanduiçë në Shtip, te disa prej tyre salmonelë e izoluar

Rritet numri i fëmijëve dhe të punësuarve te një shkollë e mesme në Shtip që kanë simptoma helmimi pasi kishin ngrënë sanduiçe në një dyqan aty pranë. Epidemiologia Svetlana Zhivkova për MIA-n tha se deri më tani janë regjistruar gjithsej 17 persona me simptoma të helmimit, me çka numri nga dje është rritur edhe për dy nxënës dhe punonjës në shkollën e Shtipit.

“Deri tani janë regjistruar 17 raste, te disa prej tyre është ‘Salmonelë enteritidis’ e izoluar. Janë marrë 35 mostra nga ushqimi, punonjësit dhe sipërfaqet e punës dhe janë dërguar në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik në Shkup”, thotë Zhivkova.

Ajo shton se ende priten rezultatet e mostrave të marra.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments