21 C
Tetovo
E diel, 14 Shtator, 2025
BallinaLajmeFotolajm/ Haga vishet kuqezi, mijëra shqiptarë manifestojnë në përkrahje të udhëheqësve të...

Fotolajm/ Haga vishet kuqezi, mijëra shqiptarë manifestojnë në përkrahje të udhëheqësve të UÇK: Lironi çlirimtarët, s’kemi heronj për të sakrifikuar

Mijëra shqiptarë janë mbledhur sot në Hagë, pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës.Aty po zhvillohet një tubim në mbështetje të ish-krerëve të UCK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, arrestuar pesë vite më parë.

Qyteti holandez është veshur kuqezi, teksa protestuesit kanë dhënë mesazhet e tyre në formë paqësore, përmes pankartave që mbajnë në duar si: “Lironi çlirimtarët, kriminelët janë në Serbi”, “Ne kërkojmë standard, jo justifikime”, “S’kemi heronj për të sakrifikuar”, “Gjykatës, dëshmoni integritet”, “UÇK-ja bëri luftë çlirimtare”, “Liri për luftëtarët e lirisë”, “NATO, aleatët janë në gjyq”, “Kosova viktimë, Serbia agresore”, “Gjykata Speciale, devijim special”, “Mjaft është mjaft, gjyqe publike, jo drejtësi sekrete”, “Vetëm drejtësi, jo politikë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments