10.6 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAntikorrupsioni kërkoi që media të mos pranojnë para buxhetore për fushatat politike

Antikorrupsioni kërkoi që media të mos pranojnë para buxhetore për fushatat politike

Të ndërpritet financimi buxhetor i reklamimit të paguar politik të partive gjatë cikleve zgjedhore, ka kërkuar Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit (KShPK) me Strategjinë e re kombëtare për parandalim të korrupsionit, ku theksohet se “financimi buxhetor i programit të fushatës politike të paguar është rrezik i mundshëm për korrupsionin dhe krijim të marrëdhënie klienteliste”, transmeton Meta.mk.

“Për shkak të natyrës së veprimtarisë së tyre dhe ndikimit të madh që kanë mbi krijimin e opinionit publik, media po shfaqet si një përdorues i rëndësishëm i financave publike. Në praktikë, shpenzimet publike, dhe mbi të gjitha shpenzimet buxhetore nga institucionet shtetërore, shpesh bëhen në mënyrë jo transparente, në mënyrë selektive, me privilegje dhe mungesë të përgjegjshmërisë dhe mbikëqyrjes mbi shpërndarjen dhe përdorimin e mbështetjes financiare. Konkretisht, financimi buxhetor i programi të fushatës politike të paguar është rrezik potencial i korrupsionit dhe krijimit të një marrëdhënies klienteliste”, thuhet në strategji.

Në strategji, problemi formalisht është përshkruar si “Mungesë e mekanizmit dhe kritereve për monitorim efikas të financimit të fushatës mediatike në procesin zgjedhor”, ndërsa ilaçi, sipas KShPK-së, është “Ndërprerja e financimit buxhetor të reklamave politike të paguara të partive në ciklet zgjedhore “.

Kjo masë është shtjelluar në planin aksionar të strategjisë. KShPK-ja kishte paraparë që deri në fund të vitit 2020 Ministria për shoqërisë informatike dhe administratë (MShIA) të krijojë një grup pune për ndryshime të Kodit Zgjedhor, ndërsa Parlamenti t’i miratojë dhe të ndërpres financimin buxhetor të fushatave zgjedhore në media.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opervatori i refgormave në media” të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorphosis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments