17.3 C
Tetovo
E premte, 12 Shtator, 2025
BallinaLajmeDisa markete s’e respektojnë Ligjin për praktika të padrejta / Vitin e...

Disa markete s’e respektojnë Ligjin për praktika të padrejta / Vitin e ardhshëm në vend të 20.000, gjobat do të jenë 200.000 euro

Një pjesë e marketeve nuk e respektojnë Ligjin për parandalimin e praktikave të pandershme tregtare dhe kjo është pjesë e arsyeve pse çmimet e produkteve ushqimore nuk po ulen, thotë zëvendësministri i ekonomisë, Marjan Risteski. Pa i zbuluar cilat markete, edhe pas një viti nga zbatimi i Ligjit, ende u imponojnë prodhuesve dhe shpërndarësve rabate të paligjshme dhe të larta, të cilat më pas reflektohen edhe në çmimin final që e paguajnë qytetarët, ai u përcolli mesazh se Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës tashmë po bën analizat, pas së cilave do të ketë edhe gjoba. Ai paralajmëroi gjithashtu se ky Ligj do të pësojë ndryshime, pikërisht në nenet ndëshkuese.Vitin e ardhshëm tashmë do të ketë disa ndryshime në disa pjesë të Ligjit për ta bërë atë më efikas, dhe një nga ato ndryshime mund ta zbuloj: Rritja e gjobës disa herë më shumë nga ajo që është paraparë në Ligj”, tha RisteskiKjo do të thotë që nga 20.000 aktuale, gjobat do të rriten në 200.000 euro për mosrespektim të Ligjit. Se ka mosrespektim, ka dëgjuar edhe kryetari i Odës Ekonomike, Branko Azeski.

“Më arrijnë gjithfarë informacionesh, madje edhe kërcënime, etj. Kemi edhe situata të tilla ku ata thonë: ne jemi tregtarë, ne jemi më të mençurit, ne do ta kthejmë punën në interesin tonë, e kështu me radhë. Mirëpo, roli im është të balancoj mes tyre, sidomos në situata të tilla dhe mendoj se këtë do ta bëjmë mbi bazë të Ligjit dhe mbi bazë të deklaratës së Kryeministrit, i cili tha qartë se nuk do të ketë më ndërhyrje në kufizimin e asaj”, tha Azeski.Azeski thotë se zgjidhja e problemit është paralajmërimi nga kryeministri Hristijan Mickoski për aktivizimin e rezervave shtetërore dhe qëndrimi i qartë se nuk do të merren masa si ngrirja e çmimeve dhe e marzhave. Zëvendësministri Risteski thotë se po shqyrtohet mundësia që në qarkullim të vihen edhe rezervat shtetërore.“Ndërhyrja me rezervat shtetërore është një nga mundësitë për të mbajtur në njëfarë mënyre standardin e jetesës dhe çmimet në tregtinë me pakicë dhe shumicë. Mirëpo dua të theksoj se një nga ndryshimet që u bënë është që plotësimi i rezervave ekzistuese shtetërore në të ardhmen të bëhet ekskluzivisht me produkte maqedonase”, tha Risteski.Risteski shtoi se së shpejti me fushatën „Më e mira e Maqedonisë“ përveç produkteve bujqësore do të përfshihen edhe produktet e ëmbëltoreve dhe produkte të tjera. Ai shtoi gjithashtu se me zbatimin e Ligjit për parandalimin e praktikave të pandershme tregtare do të mbrohen produktet vendore nga konkurrenca e pandershme e huaj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments