Nait Hasani, Ganimete Musliu dhe Fadil Demaku votuan kundër Dimal Bashës së propozuar nga Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit të Kosovës.
PDK-ja e ka votuar Dimal Bashën për kryetar të Kuvendit.Zgjedhja e Bashës kryeparlamentar i hap rrugën konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re, pas një ngërçi të gjatë politik, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.Basha mori 73 vota për, 30 kundër dhe tri abstenime.“E ndjej nderin për votën dhe mbështetjen tuaj, njëkohësisht e ndjej edhe përgjegjësin që më është dhënë. Ky institucion është zemra e demokracisë tonë, vendi ku përfaqësohen zërat e të gjithë qytetarëve tanë. Republika jonë është e ndërtuar mbi sakrifica, liria dhe shteti ynë janë më të mëdha se çdo interes i përveçëm”, tha ai në fjalën e parë si kreu i Kuvendit.