15.7 C
Tetovo
E diel, 17 Gusht, 2025
BallinaLajmeBotaSamiti i Alaskës largoi luftën mes SHBA dhe Rusisë, bota më e...

Samiti i Alaskës largoi luftën mes SHBA dhe Rusisë, bota më e qetë. Trump meriton Çmimin NOBEL

Takimi mes dy liderëve botërorë ka qetësuar shumëkënd anëmbanë botës që druhej fillimit të konflikti të madh botëror mes SHBA e Rusisë. Por ka edhe të tjerë që mendojnë ndryshe.Samiti i Alaskës midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe homologut të tij rus Vladimir Putin ishte një fitore e qartë për Putinin, mendon ish-kryetari i Konferencës së Mynihut për Sigurinë, Wolfgang Ischinger.“Alaska: Putini mori tapetin e kuq me Trumpin, Trumpi asgjë,” shkroi Ischinger në platfformën X.

“Sikurse kishim frikë: pa armëpushim, pa paqe. Pa përparim të vërtetë – shumë qartë 1:0 për Putinin – jo sanksione të reja. Për ukrainasit: asgjë. Për Evropën: thellësisht zhgënjyese,” shkroi Ischinger.

Ischinger ka qenë ambasador i Gjermanisë në Shtetet e Bashkuara nga viti 2001 deri në vitin 2006 dhe ishte kryetar i Konferencës së Mynihut për Sigurinë nga viti 2008 deri në vitin 2022.

Kështu shkruan ish-kryetari i Konferencës së Mynihut për Sigurinë, por realisht bota ndihet me e çliruar nga konflikti i madh botëror mes SHBA e Rusisë.

Ndaj Trump duhet nominuar për Çmimin e Madh NOBEL.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments