Gazeta SOT.
14/08/2025
Nga Hajro Limaj
Migrimi është proteste.
Genocid ekonomik.
Shqiptarët po emigrojnë në masë, gratë po lindin më pak fëmijë, popullsia po plaket dhe po tkurret. Popullsia e Shqipërisë zvogëlohet çdo orë me 4 banorë. Në krye të një dite ne jemi 91 shqiptarë më pak, ndërsa në një vit pakësohemi mesatarisht me 33 mijë banorë. Arsyet më kryesoret, janë dy: emigrimi masiv dhe zvogëlimi lindeshmerive nga varferia. Shifrat tregojnë se, pas viteve ’90, popullsia e Shqipërisë ra në mënyrë drastike. Para rënies së regjimit më 1989, Shqiperia e kishte popullsine 3,182,417 banorë. Shqipëria humbi rreth 700 mijë banorë potencialë të saj në dekadën e parë pas rënies së regjimit komunist, rreth 420 mijë në dekadën e dytë, dhe rreth 510 mijë në dekadën e tretë. Para viteve 90 faktori emigracion ishte zero. Ndaj popullsia njihte vetëm rritje, shtuar këtu edhe boom-in e lindjeve te nxitur nga politikat e kohës për shtimin e popullsisë. Migrimi është formë proteste. Një shprehje e revoltës për mundësitë e mohuara në vendlindje, për ndjesinë e padrejtësisë, pabarazinë ekstreme të një pjese të vogël të shoqërisë, krahasuar me masën, për pasigurinë, për mungesën e arsimit cilësor, shëndetësor, etj. Është shprehje e mosbesimit tek klasa politike, te vendimmarrja e saj, konflikti që ajo përcjell në shoqëri, gjuha e vrazhdë, pasurimi i saj dhe i një pakice mediokre dhe parazite që i rri pranë, etj.
Largimi është kthyer tashmë në një psikozë kolektive. Migrojne sepse Shqipëria renditet në fund të listës së vendeve evropiane për nivelin e pagesës minimale. Prej prillit të vitit 2023, paga minimale në Shqipëri është 40 mijë lekë. EUROSTAT e vlerëson si pagen më te ulët në rajon dhe ne Europe. Kur pagën minimale më të lartë në Evropë e ka Luksemburgu me 2704 euro, ndjekur nga Irlanda me 2.282 euro dhe Holanda me 2.246 euro në muaj. Eurostat vlerëson se Shqipëria është e fundit për ‘fuqinë blerëse’. Aktualisht janë 185 mijë të punësuar në vend që paguhen me 40 mijë lekë apo 408 euro në muaj. Në kushtet kur çmimet rriten dhe gati 40% e pagës mujore shkon vetëm për ushqime, edhe fuqia blerëse e 40 mijë lekëshit është më e ulet. Prandaj Adam Smith shkruante: “Asnjë shoqëri nuk mund të jetë e lumtur, nëse pjesa dërrmuese e saj është në gjendje të varfër dhe të mjerueshme”.
Pushtimi i Shqipërisë pa arme.
Në fund të vitit 2020, numri i të huajve në Shqipëri ishte 13,609 banorë. Kjo shifër tregoi një rritje prej 0.8% krahasuar me vitin 2019. Numri i të huajve rezident përbëhej nga 8,676 meshkuj dhe 4,933 femra. Meshkujt zënë 63.8%.Në të njëjtën kohë, janë evidentuar 18,835 të huaj të parregullt në territorin e vendit, ku pjesa më e madhe prej 55.9% e tyre ishin të huajt me origjinë nga Iraku dhe Siria. Kjo mësymje iraniane,irakiane,siriane drejt Shqipërisë,kryesisht është e njerëzve, familjeve, grupeve e organizatave me probleme ligjore në vendet e tyre deri në terroriste,të cilët e përdorin Shqipërinë si vend tranzit për të kaluar në rrugë të paligjshme në vendet europiane. Mbajtja,strehimi,punësimi dhe për më tepër dhënia e shtetësisë shqiptare do të sjellë probleme madhore të sigurisë publike në vend. E çuditshme, kryetari i bashkisë së Tiranës jepte shtetësi shqiptare për të huajt,kur këtë kompetencë në të gjitha vendet e kane presidentët e republikës. Pra ne po pushtohemi jo me forcen ushtarake te te huajve,por nga politikat shkombtarizuese qe zbatojnë qeveritë shqiptare.
-Pas pushtimit italian të Shqipërisë në 1939, u zbatua strategjia e “italianizmit” te saj. Marrëveshja e kolonizimit të Shqipërisë u aprovua nga kryeministri kukull Shefqet Vërlaci. U vendosën rreth 11,000 kolonë në vitin 1939 dhe u pasuan me 22.000 punëtorë italianë. Pas rënies së Italisë në Luftën e dytë botërore dhe çlirimit te Shqipërisë ata u rikthyen në Itali. Largimi i italianëve nga Shqipëria është subjekt i romanit “ Qyteti i fundit” nga Petro Marko i vitit 1960.
Shkatërrimi sistemit gjyqësor
Sistemi gjyqësor shqiptar ndodhet në krizën me të thellë të historisë së tij. E ashtuquajtura reformë në drejtësi, përveç prokurorise së SPAK-ut dhe jo gjykatës së saj, ishte shkatërrimi përfundimtar i të gjitha niveleve të gjykatës: të shkallës së parë, më keq e Apelit dhe në vazhdim Gjykata e Larte. Qytetarët zvarriten nëpër dyert e gjykatave me vite të tëra dhe nuk marrin drejtësi. Paguajnë lekë për çdo çështje që ankohen në gjykatë, por seancat gjyqësore fillojnë një herë në 6 muaj dhe nuk mund të përfundojnë para 6-8 vjetesh. Me mijëra çështje zvarriten tejskajshëm dhe gjyqtarët nuk i japin llogari askujt. Gjykata e Shkallës së Parë e Tiranës është e vdekur, gjyqtarët vinë dhe ikin kur të duan, seancat i shtyjne me pa përgjegjshmëri, pa aftesi dhe pa asnjë kontroll nga drejtuesit e saj. Qytetarët shumë të lodhur dhe të vuajtur mallkojnë qeverinë për këtë situatë dramatike që i solli drejtësisë. Ka çështje që datojnë nga viti 2018 dhe ende nuk janë gjykuar, duke treguar qartë VDEKJEN e drejtësisë.
Sot borxhi i Shqiperise eshte 14 miliarde e 578 milione euro,ku cdo shqiptari i takon te paguaje 6 222 euro.
Jane me milion euro qe do te paguajne shqiptaret per fitimin e gjyqeve per vendimet e kundraligjeshme te qeveritareve, si ajo e Bexhetit,e ish drejtorit te pergjithshem te policies,Nano,100 mije euro e shume shume te tjereve.Ne vend qe ket denime gjyqesore ti paguaje kryeministri me ministrat qe kane shkelur ligjet I paguan populli shqiptar I pa mbrojtur.Ndersa korrupsioni dhe krimi organizuar qeveritar vazhdon ti sjelle pasoja shume te renda zhvillimit ekonomik dhe mirqenies se popullit. Në 8 vite sipas KLSH-së nga buxheti i shtetit jane vjedhur 7 miliarde e 2 milione euro.
Trampi ne takimin e muajit Korrik 2025 detyroi shtetet antare te NATO-s të shpenzojë 5% të produktit të brendshëm per mbrojtjen.
Për të përmbushur objektivin e NATO-s prej 2%, vendi ynë duhej të shpenzonte 514 milionë euro në vit. Por me vendimin e fundit me 5%, Shqipëria duhet të shpenzojë mbi 1.3 miliardë euro, rreth 2.6 herë më shume. Ky vendim nuk duhet të ishte një detyrim, pasi cenon rregullat qe nuk jane në dokumentet kryesore të NATO-s. Kjo shifër eshte e papërballueshme për buxhetin e vendit tone.
Kercenim nga shteti islamik i Iranit
Qëndrimi i përhershëm me qytezë më vehte ne Manz i 3 200 muhaxhedinëve, të cilët shteti Iranian i perndjek si organizatë terroriste dhe Shqipërinë e ka shpallur shtet armik perben nje vendim shume te gabuar te qeverise shqiptare,vendim me pasoja te rrezikeshme per sigurine dhe mbrojtjen kombetare. Kete problem e kam trajtuar shencerisht ne gazetën Dita, Dielli në Amerikë dhe Bota Sot në Zvicër, ku spiegoj se c’fare perfaqeson kjo organizate,pse u arratis nga Irani dhe u vendos ne Irak,te cilen Amerika me BE e emertuan organizate terroriste. Pse dhe kur ia hoqen kete emertim,pse nuk i pranoi asnje vend tjeter por “superfuqia” Shqiptare qe nuk ka asnje fuqi mbrojtese ?.A perben Irani kërcënim serioz ushtarak për Shqipërinë si fuqia e 13 ushtarake nga 127 vende të botës ?. Patjeter.
Qendra e pritjes dhe e stehimit te refugjateve ne Shengjin perben kercenim per sigurine.
Porti i Shëngjinit u kthye ne porta hyrëse për emigrantët e paligjshëm që tentojnë të hyjnë në Europë përmes Italisë dhe dy qendrat qe u ngriten do të menaxhojnë një “fluks vjetor prej 36 mijë personash”. Ngritja e kampit të refugjatëve kryesisht afrikanë në Lezhë u kundërshtua nga opozita dhe me vështirësi kaloi në Kushtetuese. Disa gjykata te shtetit Italian e kane rrezuar kete marreveshje. Po keshtu, me daten 1 Gusht 2025, Gjykata Europiane e Drejtësisë e “godet” marrëveshjen Rama-Meloni me sqarimin se: “Gjykata Europiane e Drejtësisë ka dhënë një vendim që sfidon në themel marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për ndërtimin e qendrave të përpunimit të azilkërkuesve jashtë territorit italian… “Pyetja shtrohet.Pse kryeministri i Shqiperise ndermer dhe nenshkruan marreveshje qe nuk i ben asnje shtet tjeter ne rajon dhe ne Europe ?.
Njesia ajrore taktike ne Kocove,kercenim ushtarak nga Rusia.
Shqipëria prej 15 vjetësh është anëtare e NATO-s. Është i vetmi vend i Ballkanit qe kërkoi me këmbëngulje ngritjen e bazave ushtarake ajrore, ne Qytetin Stalin dhe në pritje bazën detare në Porto Romano apo ne Pashaliman. Shqipëria aktualisht nuk ka sisteme bashkëkohore te mbrojtjes ajrore dhe nuk mund të mbrohet besueshmërisht nga sulmet ajrore.Në ceremoninë e inaugurimit te bazën ajrore taktike të Kuçovës ishin vetëm dy avionë amerikanë. Nuk erdhi as sekretari i përgjithshëm i NATO-s, as komandanti nga Brukseli,as komandanti i FA te NATO-s.”. Ne kete baze nuk ka avione luftarak, por ne situate te vecanta disllokohen avione cizterne per furrnizimin me karburant te avioneve ushtarak. Por, hapja e bazës së Kuçovës nga NATO nuk ka kaluar pa vëmendje në Rusi.
Televizioni shtetëror, “Russia Today” (Televizioni i Putinit) mbas dy ditësh bëri një analizë të gjatë, ku pyeti ekspertë,edhe gjeneralë, për të analizuar hapjen e bazës së Kuçovës në Shqipëri. Këta ekspertë e shohin hapjen e bazës si karshillëk ndaj Rusisë, teksa shprehen se më e rrezikuar është Serbia. Madje njëri prej tyre deklaron se më vonë SHBA mund të vendosë armë bërthamore në Kuçovë….. Pra, a nuk kemi te drejtë të vlersojme se raketat e telekomanduara amerikane kundër Shqipërisë kur ishin e disllokuara flota ruse ne Pashaliman dhe aviacioni ne Qytetin Stalin mund të zëvendësohen tani me raketat ruse të cilat për 3.8 minuta godisnin objektivat e përcaktuara në Shqipëri ?!. Vetëm për 3.8 minuta. Rusia që kërcënon me përdorimin e armëve bërthamore ?! Zhvillimet gjeopolitike globale, po sjellin ndryshime kapitale,deri në pikëpyetjet e NATO-s,kur konfliktet dhe luftërat në Ukrainë dhe ne Lindjen e Mesme po tronditin ekuilibrat e botës. Prandaj duhet menduar shumë thellë dhe shumë larg. Ne jemi të vendosur me NATO-n, po të ndodhin ndryshime kapitale me ketë aleance ?! Po shtetet e tjera rajonale në Ballkan dhe më gjerë të cilat janë në NATO përse nuk e bëjnë këtë vrapim ?! Amerika është pa diskutim aleati kryesor strategjik i Botes Shqiptare,por filozofi diplomacisë Kisingeri shkruan: “AMERIKA NUK KA ALEATË TË PERJETSHËM,POR KA INTERSA TE PERJETSHME “.
8.“Shteti bektashi”, antikushtetus.
Krijimi i një shteti brenda shtetit shqiptar do të ishte antikushtetues dhe me pasoja ne harmonine fetare. Në aspektin ligjor krijimi i një shteti e cenon tërësinë territoriale të shtetit shqiptar. Në nenin 1, pikën 2, të Kushtetutës së Shqipërisë sanksionohet se: “Shqipëria është shtet unitar dhe i pandashëm”. Për ta mbrojtur këtë parim themelor, në bazë të nenit 4 të kushtetutës, shteti ka për detyrë t’i respektojë e t’i mbrojë pavarësinë e shtetit dhe tërësinë e territorit të tij. Komuniteti Mysliman Shqiptar, në një deklaratë publike u shpreh se: “nisma e tillë mund të jetë një precedent i rrezikshëm për të ardhmen e vendit”.E ka kundershtuar edhe shteti turk duke e vlersuar sin je project te Izraelit ne Shqiperi. Qeveria shqiptare ne vend te angazhohet plotesisht ne zhvillimin e ekonomise dhe rritjes se mirqenies,e cila renditet e fundit ne rajon dhe Europe angazhohet me politika dhe veprimtari te cilat po shperbejne Shqiperine dhe e kercenojne plotesisht ekzistencen afat gjate te saj.
Por kur NATO përgatitet për Luftë,qeveria Rama,cuditerisht, nepermjet presidentit Begaj dekretoi ligjin e dhënies me qira ose përdorim të dyfishtë të pronave qe shtrihen në Planin e Vendosjes dhe Përhapjes së FA, ku një nga objektivat kryesore të oligarkëve është baza detare e Pashalimanit dhe Porto Palermos. Në Pashaliman synohet të jepen për oligarkët 79 ha ose 85% e siperfaqes së bazës, kurse në Porto Palermo 22,8 ha ose 79% e sipërfaqes së bazës. Ku po shkojme ? I vetmi vend ne Ballkan dhe ne Europe qe po shkaterron dhe po shperben me duart e veta Shqiperine.