19.7 C
Tetovo
E premte, 15 Gusht, 2025
BallinaLajme70 milionë euro investime për Spitalin e Tetovës! Dy pavijone të reja...

70 milionë euro investime për Spitalin e Tetovës! Dy pavijone të reja dhe rikonstruksion i blloqeve ekzistuese

Në spitalin e Tetovës do të investohet në shumë deri në 70 milionë euro, paralajmëroi Ministri i shëndetësisë Azir Aliu, pas vizitës aty bashkë kryetarin e komunës Bilall Kasamin, për të formuar një ekip pune me të cilën do japin informata se në cilin repart apo objekt duhet të investohet.AZIR ALIU – MINISTËR I SHËNDETËSISË
-Ideja ishte që bashke me kryetarin e komunës drejtorin dhe të punësuarit, ekspertë, administrata e spitalit të na japin informata për momentet kyçe, të themi prioritare që do të duhet të investohet si në aspektin e infrastrukturës dhe renovimit të objekteve ekzistuese, pra tani kemi grup punues që do i mapon të gjithë objektet që duhet të rinovohen dhe të gjithë nevojat për krijimin e infrastrukturës së re objekteve të reja. Pas kësaj analize të buxhetoret dhe pas dy tre muajsh të fillohet me punë edhe këtu në Tetovë.Në kuadër të projektit për përmirësimin infrastrukturor të shëndetit publik , në Spitalin Klinik të Tetovës është paraparë ndërtimi i dy pavijoneve të reja për shërbime të specializuara si onkologjia, infektologjia, dermatologjia, psikiatria dhe gjinekologjia, si dhe rikonstruksioni i blloqeve ekzistuese kirurgjikale dhe internistike, bashkë me rregullimin e plotë të infrastrukturës dhe hapësirave të jashtme.BILALL KASAMI – KRYETAR I KOMUNËS SË TETOVËS
-Brenda kampusit nuk është përgjegjësi e komunës, është e spitalit dhe ministrisë, por duke pasur parasysh nevojën se në të kaluarën mos them aspak shumë pak është bërë dhe nuk mund të gjitha të bëhen me kapacitete të ministrisë apo spitalit, ne si komunë jemi ofruar të jemi pjesë e përmirësimit të kushteve në buxhetin e komunës veç më janë paraparë mjete për përmasimin e infrastrukturës, gjegjësisht asfaltimin e të gjithë hapësirës dhe shumë shpejtë do të shpallet edhe tenderi dhe do të nisin punimet.Në seancë të Qeverisë tashmë ka kaluar informacioni për 205 milionë euro investime në Tetovë, Kërçovë dhe Shtip.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments