28.5 C
Tetovo
E martë, 12 Gusht, 2025
BallinaLajmeAzir Aliu: Së shpejti terapi ambulatore onkologjike në Tetovë, Manastir, Shtip dhe...

Azir Aliu: Së shpejti terapi ambulatore onkologjike në Tetovë, Manastir, Shtip dhe SPQ “8 Shtatori”

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu deklaroi sot se terapitë ambulatore onkologjike tashmë janë shpërndarë dhe së shpejti do të fillohet me aplikimin e tyre në Tetovë, Manastir, Shtip dhe SPQ “8 Shtatori”.Së pari filluam në këto qendra sepse atje kemi onkologë, profesionistë të cilët bashkëpunojnë dhe punojnë së bashku me ekspertë nga Qendra Klinike dhe një herë në javë kolegët tanë nga këtu shkojnë në Manastir, Tetovë dhe Shtip, me shumë gjasa javën tjetër do të kemi edhe një në ‘8 Shtatori’, do të hapet Qendra onkologjike dhe atje do të fillojmë të aplikojmë terapinë”, tha Aliu gjatë vizitës në përurimin e Klinikës së rinovuar të Urologjisë.

Ministri theksoi se kjo është faza e parë dhe është e nevojshme të ketë një ekip njerëzish, në rast se komplikohet diçka gjatë përthithjes së terapisë, shtoi ai, “në fazën e parë do të duhet të bëhen investime dhe projekti tashmë është gati dhe analizohet gjithçka që nevojitet”.

“Për shembull në Manastir kemi hapësirë që të mund të blihet vetëm një simulator CT dhe pastaj të fillohet me terapinë, gjithashtu duhet trajnim shtesë për kolegët që punojnë në Manastir, Tetovë dhe Shtip, si dhe në ‘8 Shtatori’. Kjo është faza e dytë, prandaj filluam nga faza e parë, por bëhet fjalë për pacientë dhe jemi shumë të kujdesshëm sepse përveç faktit që kjo procedurë është e ndjeshme, duhet të jemi të kujdesshëm të dimë që hapi që po bëjmë përpara është hap që është analizuar dhe është i sigurt për të gjithë pacientët”, theksoi Aliu.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments