26.2 C
Tetovo
E martë, 12 Gusht, 2025
BallinaLajmeASH: Deklaratat e Mickoskit për UÇK-në,VLEN tenton t’i relativizojë me heshtje

ASH: Deklaratat e Mickoskit për UÇK-në,VLEN tenton t’i relativizojë me heshtje

Deklaratat e kryeministrit Hristian Mickoski për Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare janë skandaloze dhe provokim i hapur ndaj ndjenjave kombëtare te shqiptarëve në përgjithësi”, kështu ka reaguar Aleanca për Shqqiptarët me kryetar Ziadin Selën ndaj deklaratave të fundit të kryeministrit Mickoski për UÇK-në se lufta e saj nuk mund të jetë e drejtë kur janë vrarë pjestarë të MPB-së dhe të mbrojtjes.

Pas zhbërjes së shumë të drejtave dhe të arriturave të deritanishme, nga ASH thonë se Mickoski tani tenton edhe ta mohojë dhe ndalojë një pjesë të lavdishme të historisë tonë.

”Ne e kemi pritur dhe paralajmëruar rrezikun se kjo Qeveri antishqiptare do të arrijë deri këtu dhe të gjitha veprimet tona kanë qenë pikërisht në frymën e parandalimit me kohë të një momenti si ky. Por ajo që edhe më shumë na shqetëson është heshtja e shqiptarëve në Qeveri të cilët siç duket edhe këtë duan ta kalojnë me relativizime dhe ndoshta edhe me sulme ndaj shqiptarëve siç kanë bërë deri më tani”, thonë nga ASH

Deklaratat e kryeministrit Mickoski janë sa ofenduese për shqiptarët aq edhe të rrezikshme për stabilitetin e vendit, kohezionin ndëretnik, tensionimin e marëdhënieve mes bashkësive dhe të ardhmen europiane të vendit”, përfundon kështu reagimi ASH-së

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments