19.7 C
Tetovo
E martë, 12 Gusht, 2025
BallinaOpinionDritan Goxhaj / Një protestë e marrë peng

Dritan Goxhaj / Një protestë e marrë peng

Me datë 7 të këtij muaji të nxehtë të gushtit, Organizata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë
Çlirimtare të Kosovës organizoi pas kaq kohe një tubim në shenjë proteste ndaj veprimeve të
paligjshme dhe të cënueshme, që Gjykata Speciale dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar po bëjnë
kundrejt të akuzuarve dhe të paraburgosurve në proceset gjyqësore që po zhvillohen në Hage, me
moton “Kundër Padrejtësisë”.
Por kjo protestë e organizuar me sinqeritet nga Kryesia e OVL të UÇK-së u morr peng nga një
individ i cili e përdori këtë tubim për nevoja të vetat personale politike dhe për të promovuar
idera që nuk i shërbejnë aspak kauzës së tubimit, por që në realitet do të cënonin Kosovën dhe
UÇK -në, dhe do t’i jepnin këtij individi dhe ndonje tjetri flamurin e patriotizmit, të cilin pastaj
do të mund ta përdornin për luftën e tyre politike të brendëshme.
Dhe personi që e mori peng këtë protestë të datës 7 në Prishtinë është Ali Ahmeti.
E para Kryesia gaboi që në këtë tubim me një temë kaq të ndjeshme kish planifikuar që të
mbaheshin vetëm 4 fjalime. Dhe në ta vetëm njëri do të ishte kryesori, ai i Ali Ahmetit.
Kryesia e OVL-së do të duhej që në atë tubim të sillte në tribunë për të mbajtur fjalën ish
amëtarë të SHP të UÇK -së, dhe Ali Ahmeti nuk ka qënë anëtar i SHP të UÇK -së.
Do të duhej që në atë tubim të mbanin fjlalë ish komandantët e Zonave Operative të UÇK -së, si
dhe pjesëtarë të familjeve të personave të dënuar e të akuzuar nga kjo gjykatë padrejtësisht.
Do të duhej që në këtë tubim me moton “Kundër Padrejtësisë” të flisnin aty juristë që të
shpjegonin shkurtimisht padrejtësitë që po bëhen dhe shkeljet ligjore.
Por jo, asnjë nga këto nuk ndodhi.
Në fakt, aty ishte vetëm Ali Ahmeti.
Dmth, tubimi u organizua për Ali Ahmetin që ai të mari sërish flamurin e patriotizmit për
riardhur në pushtet në Maqedoni.
Por çfar tha Ali Ahmeti në atë tubim, asgjë.
Na tha që UÇK ka bërë luftë të drejtë.
Këtë e thonë në trojet shqiptare anembanë çdo fëmijë i moshës 6 vjeç e lart.
Çfar na tha Ali Ahmeti si anëtarë i Sektorit të Rëndësisë së Veçantë, sektor ky që, që nga
themelimi i UÇK -së e deri në datë 10 qershor 1998 ka qënë përgjegjës për çdo veprimtari të bërë
dhe komunikatë politike të lëshuar në emër të UÇK -së – Asgjë.

Por Ali Ahmeti aty doli dhe na propozoi “Kërkojmë që përfaqësuesit e Republikës së Shqipërisë
dhe të Republikës së Maqedonisë së Veriut, që janë në Këshillin e Europës, të kërkojnë
rishikimin e Rezolutës së Këshillit të Europës së vitit 2011, sepse deri më tash është vërtetuar
nga shumë drejtime, se kurrë nuk ka ndodhur trafikim i organeve njerëzore nga Ushtria
Çlirimtare e Kosovës, mbi të cilën të pavërtetë, është kërkuar me pa të drejtë formimi i Gjykatës
Speciale”.
A ju kujtohet një gjë të tillë e ka kërkuar para Ali Ahmetit edhe Ed(vin) Rama.
Pra kjo tregon që këta të dy janë koordinuar për të marrë peng këtë tubim për interesin e tyre
politik në dëm të UÇK -së dhe Kosovës.
Pse them në dëm të UÇK -së dhe Kosovës!
Lexoni me vëmendje, këta kërkojnë “Rishikimin e Rezolutës së Këshillit të Europës së vitit
2011, sepse deri më tash është vërtetuar nga shumë drejtime, se kurrë nuk ka ndodhur trafikim i
organeve njerëzore nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës”.
Raport i Asamblesё Parlamentare tё Kёshillit tё Evropёs titullohet “Trajtimi ҫnjerёzor i
personave dhe trafikimi i paligjshёm i organeve njerёzore nё Kosovё”.
Por për akuzën e trafikimit të paligjshëm të organeve u krye një hetim i plotë nga Gjyakta
Ndërkombëtatre e Hagës me miratim të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe hetimi arriti në
rezultatin e deklaruar publikisht se nuk ka pasur trafikim të organeve nga UÇK -ja.
Dhe bazuar mbi këtë edhe Prokurori Special i Task Forcës së BE-së, Clint Williamson,  Task
Forcë Hetimore Speciale (TFHS) e ngritur pёr kryerjen e një hetimi tё pavarur tё pretendimeve tё
ngritura nё raport dhe krimeve tё tjera nё lidhje me to, pat raportuar zyrtarish në 2013 se “TFHS-
ja ka zhvilluar hetimin më të plotë që është bërë deri sot për krimet e kryera pasi lufta
përfundoi në Kosovë në qershor të vitit 1999. Si rezultat i këtij hetimi, ne besojmë se TFHS-ja
do të jetë në gjendje të ngrejë një aktakuzë kundër zyrtarëve të lartë të caktuar të ish-Ushtrisë
Çlirimtare të Kosovës. Këta individë mbajnë përgjegjësinë për fushatën e persekutimit që është
drejtuar kundër popullsive serbe, rome dhe pakicave të tjera në Kosovë si dhe kundër
bashkëkombësve shqiptarë të Kosovës të cilët i etiketuan si kolaboracionistët e serbëve ose, më
shpesh, të cilët ishin thjeshtë kundërshtarë politik të udhëheqësisë së UÇK-së.
Të dhënat e përpiluara nga TFHS-ja tregojnë që elementë të caktuar të UÇK-së qëllimisht i vuri
popullsitë pakice në shënjestër me veprat e persekutimit që përfshinin vrasje të paligjshme,
rrëmbime, zhdukja të detyruara, burgime të paligjshme në kampe në Kosovë dhe në Shqipëri,
dhuna seksuale, forma të tjera të trajtimit çnjerëzor, zhvendosja me dhunë të individëve nga
shtëpitë dhe komunitetet e tyre si dhe përdhosjen dhe shkatërrimin e kishave dhe vendeve të tjera
fetare”.

Dhe mbi bazë të këtij raporti të Clint Wiliamson u ndërtuan edhe ZPS dhe Dhomat e
Specializuara të Kosovës të cilat çdo kush nëse do të shkojë në faqen zyrtare të tyre në ballinën e
faqes do të mund të lexoje se juridiksioni i tyre është vetëm për krime lufte dhe krime kundër
njerëzimit. Pra nuk figuron aspak dhe askund çështja e trafikimit të organeve.
Ndërkohë që raporti i KE ndahet në dy pjesë siç e shikoni edhe nga titulli i tij “Trajtimi ҫnjerёzor
i personave dhe trafikimi i paligjshёm i organeve njerёzore nё Kosovё”.
Dhe Ali Ahmeti e Ed(Vin) Rama kërkojnë dhe merren vetëm me trafikimin e organeve, i cili nuk
ekziston askund, dhe aspak nuk propozojne dhë kundërshtojnë pjesën e parë të këtij raporti,
trajtimin çnjerëzor i cili ka të bëjë me akuza të ngritura në bazë të një pretendimi të bërë shkrim
nga Altin Raxhimi e Vladimir Karaj me urdhët dhe direktiva të Birnit të Sërbisë në 2009 për
burgosje në kampet e UÇK -së në Kukës.
Por ajo që është edhe më dëmtuesja është se këta e kërkojnë ta rishikojnë këtë rezolutë tashti që
kjo gjykatë ka dhënë edhe dy vendime për akuzën e mbajtjes dhe torturimit nga ana e UÇK -së
me dëshitartë të rremë. Dhe çdo rishikim i kësaj rezolute tashti do shkonte në favor të Sërbisë,
sepse ajo do paraqiste si vlefshmëri të rezolutës së parë dënimet që kjo gjykatë ka dhënë, dhe
atëherë çfardo rezolute e re që të bëhej do të ishte më e keqe se e para dhe më e dëmshme se para
kundrejt Kosovës dhe UÇK -së, pasi do të merrte në konsideratë ato vendime të Gjykatës
Speciale.
Thua vallë që Ali Ahmeti e Ed(vin) Rama të jenë kaq injorantë sa të mos e kuptojnë një gjë të
tillë?!!!!
Në vend që Ali Ahmeti ti bënte thirrje shokëve të tij të luftës, si Nait Hasani që i rrinte nga
mbrapa në atë tubim, dhe që nuk guxoi të mbante një fjalim në atë tubim si ish udhëheqësi I parë
I shtabit qëndror të UÇK -së, dhe që si parlamemtar i Kosovës të ngrenë një komision hetimor në
Kuvendin e Kosovës që të mbikqyri gjith veprimtarinë ligjore të kësaj gjykate dhe gjithë
procedurat e saja, dhe në bazë të shkeljeve që janë të pafund të ndërrmarrin inciativën për
rishikimin e kësaj gjykate dhe ligjit të saj, Ali Ahmeti kërkon të promovoje politikisht vetveten
dhe Ed(Vin) Ramën me flamurin e patriotizmit.
Tubimi i datës 7 është për tu përshëndetur për inciativën, por jo për organizimin.
Rradhës tjetër Kryesia e OVL të UÇK -së do bënin mirë që mos të binin pre e individëve me
axhenda politike personale si Ali Ahmeti, e mos ta vendosin protestën peng të njerëzve të cilët
nuk kanë si qëllim as të mbrojnë UÇK -në, as ata që janë marrë peng nga kjo gjykatë, por vetëm
të promovojnë vetveten si patriotë të mëdhej,ndërkohë që në anën tjetër sëbashku me Ed(Vin)
Ramën po ky Ali Ahmeti u mundua të na fuste në Jugosllavinë e re nëpërmjet Ballkanit të Hapur,
e po ky Ali Ahmeti i shiti interesat kombëtare Shqiptare kur votoi në Parlamentin e Maqedonisë
për njohjen e emrit të ri të Maqedonisë si Maqedonia e Veriut, duke e bërë kështu gjithë
Maqedoninë tokë Greke.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments