Nevenka Tromp që ishte ndër hetueset e rastit të kasapit të ballkanit Slobodan Millosheveiq, ka folur para qytetarëve që po protestojnë për padrejtësitë në Hagë. Ajo ka bërë pikërisht një fjalim që sqaron se përse u votua Gjykata Speciale, dhe përse protesta është e drejt.
“Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Kjo nuk është një parullë por realitet i dhimbshëm që ju përballeni prej vitesh. Që drejtësia të pranohet ajo duhet tëë ketë legjitimitet. Ne e dijmë që drejtësia mund të jetë subjective ose objektive, por ajo duhet të udhëhiqet nga organe të pavarura.Gjykatat, ligjet dhe profesionistët duhet të veprojnë në mënyrë të paanshme dhe me profezionizem. Nëse drejtësia zbatohet në mënyrë selective, rrezikon të cilësohet si padrejtësi. Në rastet e tilla ato nuk e zbulojnë të vërtetën por duken të inskenuara. Kjo është veçanërisht e rrezikshme kur institucionet e drejtësisë ndihen të deytruar tu sherbejnë narrtivave politike.
Në vitin 2020 udhëheqësit tuaj shkuan vullnetarisht, duke besuar sikurse ju se drejtësia do të zbatohet shpejt. Ata u siguruan se procesi do të jetë i paanshëm dhe transparent. Megjithatë ja ku jemi, pesë vjet më vonë ata janë ende në paraburgim pa një vendim në horizont.” Pikërisht udhëheqësit tuaj mbështetën krijimin e këtyre dhomave. Ata e bënë këtë duke qenë të vetdijshëm për rrezikun që përbënte për çdo luftëtar të luftës. Pse? Sepse ata besonin në kauzën e tyre. Besonin se lufta për të cilën luftuan, ishte e drejtë. “ – tha ajo.