14.5 C
Tetovo
E martë, 5 Gusht, 2025
BallinaLajmeBotaForcat e Armatosura Kanadeze hedhin nga ajri 10 tonë ndihma në Gaza

Forcat e Armatosura Kanadeze hedhin nga ajri 10 tonë ndihma në Gaza

– “Pavarësisht përmasës së nevojave, partnerët humanitar përballen me sfida serioze për të shpërndarë ushqim dhe ndihmë mjekësore jetësore në tokë, për shkak të kufizimeve të vazhdueshme të vendosura nga qeveria izraelite”
TRENTON (AA) – Kanadaja ka bërë të ditur se ka hedhur nga ajri 10 tonë ndihma humanitare në Gaza dhe ka theksuar se pengesat e qeverisë izraelite ndaj ndihmave përbëjnë një shkelje të ligjit ndërkombëtar, transmeton Anadolu.

“Kanadaja po merr këto masa të jashtëzakonshme së bashku me partnerët tanë ndërkombëtar pasi qasja në ndihmat humanitare në Gaza është tepër e kufizuar dhe nevojat humanitare kanë arritur një nivel të paprecedentë”, thuhet në një deklaratë të përbashkët nga ministrja e Punëve të Jashtme, Anita Anand dhe ministri i Mbrojtjes, David McGuinty.

“Pavarësisht përmasës së nevojave, partnerët humanitar përballen me sfida serioze për të shpërndarë ushqim dhe ndihmë mjekësore jetësore në tokë, për shkak të kufizimeve të vazhdueshme të vendosura nga qeveria izraelite. Këto pengesa përbëjnë një shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar dhe duhet të ndalen menjëherë”, theksuan ministrat kanadezë.

Ushtria izraelite në një postim në platformën X njoftoi se pesë vende të tjera gjithashtu kanë dorëzuar ndihma, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, Jordaninë, Egjiptin, Gjermaninë dhe Belgjikën.

Kanadaja në deklaratë kërkoi ndryshime për të rritur ndihmën për Gazën, përfshirë qasje të sigurt dhe të pakufizuar për organizatat humanitare, hapjen e të gjitha pikë kalimeve, miratimin e shpejtë të doganave dhe dhënien e vizave afatgjata për punonjësit humanitar.

“Ndihmat humanitare në Gaza janë tejet të kufizuara dhe nevojat humanitare kanë arritur një nivel të paprecedentë. Pavarësisht përmasës së nevojës, partnerët humanitar përballen me sfida serioze për të shpërndarë ndihma jetësore përmes rrugëve tokësore për shkak të kufizimeve të vazhdueshme nga qeveria izraelite”, theksohet në deklaratë.

Sipas deklaratës, “kjo pengesë ndaj ndihmave përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar dhe duhet të ndalet menjëherë”.

Zyrtarët kanadezë thanë se kushtet në Gaza janë të mjerueshme dhe se “rritja dramatike e ndihmës” është e domosdoshme.

Duke refuzuar thirrjet ndërkombëtare për armëpushim, ushtria izraelite vazhdon me ofensivën brutale në Gaza që nga 7 tetori i vitit 2023, duke vrarë të paktën 61 mijë palestinezë, pothuajse gjysma prej tyre gra dhe fëmijë. Fushata ushtarake ka shkatërruar enklavën dhe e ka çuar atë në prag të urisë.

Në nëntor të vitit të kaluar, Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi urdhërarreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli gjithashtu përballet me një çështje për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në këtë enklavë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments