14.5 C
Tetovo
E martë, 5 Gusht, 2025
BallinaLajmeBotaPas dërgimit të nëndetëseve pranë Rusisë nga Trump, presidenti rus lëshon 4...

Pas dërgimit të nëndetëseve pranë Rusisë nga Trump, presidenti rus lëshon 4 bombardues bërthamorë drejt Evropës

Vladimir Putin ka lëvizur të paktën katër bombardues të rëndë Tu-95MS më afër Evropës këtë të hënë, sipas një raporti nga Insider UA.  Këto avionë strategjikë përdoren shpesh për të bombarduar Ukrainën dhe thuhet se janë të ngarkuar me raketa, duke krijuar një “probabilitet të lartë” të një sulmi të afërt.Nëse konfirmohet, ky veprim vjen pasi Donald Trump urdhëroi vendosjen e dy nëndetëseve bërthamore pranë Rusisë, pas një kërcënimi për luftë bërthamore nga aleati i ngushtë i Kremlinit, Dmitry Medvedev.“Nëndetëset amerikane janë tani aty ku duhet të jenë”, tha Trump të dielën vonë.

Fillimisht, Putini i zhvendosi avionët Tu-95MS nga baza ajrore Olenya në rajonin Arktik të Murmanskut, pas një sulmi të guximshëm me dronë nga Ukraina më 1 qershor.

“Rusia ka transferuar bombardues nga Lindja e Largët më afër Ukrainës. Të paktën 4 avionë Tu-95MS janë ripozicionuar nga Ukrainka në Olenya/Engels-2. Disa nga avionët janë tashmë të pajisur me raketa lundrimi. Këta avionë janë pjesë e arsenalit bërthamor të Rusisë, por përdoren edhe për të goditur Ukrainën me bomba konvencionale”, thuhet në raportin e Insider UA.

Të gjitha këto zhvillime vijnë brenda një jave kur i dërguari special i Trump, Steve Witkoff, pritet të udhëtojë për në Rusi. Witkoff do të mbërrijë në Moskë të mërkurën, përpara se SHBA-të të vendosin sanksione ndaj Kremlinit nëse ky i fundit nuk bën një hap drejt një armëpushimi dhe bisedimeve për t’i dhënë fund luftës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments