Kandidati për kryetar komune në komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi gjatë ditës së sotme ka takuar pensionistët ku ka marrë vlerësimet e tyre për gjendjen aktuale si dhe sugjerime konkrete që do të jenë pjesë e programit për Tetovën e Re, shkruan Top24
Programin për #PërTetovënERe e vazhdojmë me idetë dhe nevojat e pensionistëve.
Nga takimi i sotëm me Shoqatën e Pensionistëve në Tetovë, morëm vlerësime të qarta për gjendjen aktuale dhe shumë sugjerime konkrete për përmirësimin e shërbimeve komunale për pensionistët dhe të moshuarit.
Ata janë gjenerata që ka kontribuar me punë dhe përkushtim për këtë qytet, andaj është detyrë e jona të ofrojmë kushte dinjitoze, mbështetje sociale dhe një qytet funksional për të gjithë.