24.7 C
Tetovo
E martë, 29 Korrik, 2025
BallinaLajmeBota‘Po të mos isha unë, do të ndodhnin 6 luftëra’/ Donald Trump...

‘Po të mos isha unë, do të ndodhnin 6 luftëra’/ Donald Trump përmend sërish Kosovën dhe Serbinë

Presidenti i SHBA Donald Trump foli për situatat e tensionuara në nivel global, duke përmendur edhe Kosovën dhe Serbinë, gjatë një takimi të zhvilluar këtë të hënë në Britaninë e Madhe me kryeministrin britanik Keir Starmer.

Trump deklaroi se nëse ai nuk do të kishte qenë i angazhuar në skenën ndërkombëtare, do të kishin shpërthyer gjashtë luftëra nëpër botë, duke përmendur si shembuj konfliktet e mundshme në Indi-Pakistan, Kosovë-Serbi, Kongo-Ruandë dhe tensionet në Gaza.Sa i përket Ballkanit, Trump theksoi se tensionet mes Kosovës dhe Serbisë ishin në një pikë kritike dhe se ai kishte ndërhyrë direkt për të parandaluar një përplasje të mundshme. Ai shtoi se u kishte thënë liderëve të të dyja vendeve se, nëse do të shpërthente një luftë, nuk do të kishte më tregti me Shtetet e Bashkuara. Ky kërcënim, sipas Trump, kishte ndikuar që ata të tërhiqeshin nga përshkallëzimi i konfliktit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments