31.3 C
Tetovo
E diel, 27 Korrik, 2025
BallinaLajmeFillimisht vjen Kisha, pastaj pretendimi për tokë serbe, shpërthen,gazetarja e EuroNews Albania, Esmeralda...

Fillimisht vjen Kisha, pastaj pretendimi për tokë serbe, shpërthen,gazetarja e EuroNews Albania, Esmeralda Mulaj për donacionin serb në Tetovë

Një donacion i një kompanie serbe për komunën e Tetovës ka ngjallur debat dhe shqetësime në opinionin publik. Kompania “Ekostar Pak”, e cila operon në sektorin e riciklimit, dhuroi një sasi pajisjesh dhe kontejnerësh për mbeturina, në kuadër të një bashkëpunimi të prezantuar si “kontribut për mjedisin”.

Megjithatë, reagimet nuk kanë munguar. Gazetarja e EuroNews Albania, Esmeralda Mulaj, ka komentuar situatën me tone kritike:

“Shqetësuese në vetvete nuk është Kisha, as kultet fetare, por mënyra se si ka operuar Serbia në shekuj. Vendos fillimisht një gurë Kishe dhe më pas thotë: ‘është tokë serbe’. Besoj se Manastiri i Deçanit është një nga shembujt për mos u harruar.”

Ky koment vjen në një moment të ndjeshëm për raportet ndëretnike dhe historinë politike të rajonit, ndërsa qytetarë dhe figura publike kërkojnë më shumë transparencë mbi natyrën e bashkëpunimeve me kompani nga Serbia – sidomos në qytete me shumicë shqiptare si Tetova.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments