Vetëm në muajin e kaluar në SPB Tetovë janë paraqitur 25 raste për mashtrim, ndërsa në gjykatë 32 kallëzime penale vetëm nga Gostivari e Tetova.
“Në SPB Tetovë në periudhën 01.01 – 30.06.2025 janë regjistruar 25 raste të denoncuara të mashtrimeve (TE-17 dhe GV-8), ndërsa në gjykatën kompetente janë dorëzuar gjithsej 32 kallëzime penale (TE-15 dhe GV-17) kundër 28 autorëve të njohur dhe 4 të panjohur për veprat penale “mashtrim” dhe “mashtrim kompjuterik” të cilat kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe”, raportoi SPB Tetovë.
Nga 3 muaj e deri në 10 vjet burg është dënimi për qytetarët që kryejnë këtë vepër penale, varësisht nga dëmi i shkaktuar.
“Edhe gjatë këtij viti, lloji dhe mënyra e kryerjes së mashtrimeve është e ngjashme me vitin e kaluar, siç janë mashtrimet kompjuterike, mashtrimet përmes rrjeteve sociale, mashtrimet bankare, mashtrimet në blerje-shitje dhe lloje të tjera mashtrimesh”, sqaruan nga SPB Tetovë.