16 C
Tetovo
E diel, 20 Korrik, 2025
BallinaLajmePolicia e Kosovës jep detaje për arrestimin e Popoviqit.Iu sekuestruan dy telefona...

Policia e Kosovës jep detaje për arrestimin e Popoviqit.Iu sekuestruan dy telefona dhe u dërgua në mbajtje.

Policia e Kosovës e ka arrestuar të premten ndihmësdrejtorin e të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Igor Popoviq, pas një fjalimi që ka mbajtur gjatë ditës në Rahovec e i cili e ka cilësuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si organizatë terroriste.Policia tha se nën dyshimin që ka kryer veprën penale “nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”, ai u arrestua në pikën kufitare të Bërnjakut dhe se në cilësi të provave i janë sekuestruar dy telefona përkohësisht dhe më pas është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Hoqë e Madhe, Rahovec 18.07.2025 – 12:00. Në PKK Bërnjak është arrestuar i dyshuari shtetas i Serbisë për shkak se i njëjti dyshohet se gjatë një fjalimi në fshatin Hoqë e Madhe ka cilësuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si organizatë terroriste duke i krahasuar veprimet e saj me ngjarje të rënda ndërkombëtare. Me këto veprime i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale të lartcekur. Nga i dyshuar në cilësi të provave materiale janë sekuestruar përkohësisht 2 telefona celularë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, tha policia në raportin 24-orësh.

Ministri në detyrë për Punë të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë dje se Popoviq e ka cilësuar UÇK-në si organizatë terroriste, duke i krahasuar veprimet e saj me ngjarje të rënda në historinë botërore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments