23.1 C
Tetovo
E premte, 11 Korrik, 2025
BallinaLajmeNuk nisi hetimet për ndërtimin pa leje në Theth, ministri i Drejtësisë...

Nuk nisi hetimet për ndërtimin pa leje në Theth, ministri i Drejtësisë kërkon nisjen e procedimit disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, dërgoi në ILD dhe KLP prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli!Manja kërkon nisjen e procedimit disiplinor për mosfillimin e hetimeve në rastin e ndërtimit pa leje në Theth.

Në shkresën drejtuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, thuhet se ‘prokurorja Gjeli vendosi mosfillimin e procedimit penal brenda 48 orëve nga regjistrimi i kallëzimit penal, pa kryer veprime hetimore ose verifikime në terren’.Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama akuzoi prokuroren Elsa Gjeli se ‘ka hedhur në kosh’ denoncimin e bërë për ndërtimin e një fshati pa leje në Theth. Ai shtoi se Ministria e Drejtësisë po përgatit denoncimin e çështjes në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Ndërsa kjo e fundit sqaroi se çështja për këto kapanone të cilët nuk kanë themele, nuk përmbushin kritere për ta konsideruar objekt ndërtimi.Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments