Jemi thellësisht të shqetësuar për largimet e fundit me motive politike dhe etnike nga Shtëpia e Shëndetit në Shkup.Dhjetra profesionistë shëndetësorë me përvojë të gjatë dhe kontribut të pamohueshëm që kanë punuar me përkushtim në kushte të vështira dhe kanë qenë në vijën e parë gjatë pandemisë po zëvendësohen me aktivistë partiakë, shpesh pa përgatitje dhe pa përvojë, vetëm për shkak të përkatësisë së tyre politike apo etnike.
Ky është një akt i pastër diskriminimi, i papranueshëm në një shtet që pretendon të jetë multietnik dhe demokratik.
Në vend që të vlerësohet profesionalizmi dhe përvoja, po ndërtohet një sistem klientelist, ku besnikëria partiake zëvendëson kompetencën, dhe përkatësia etnike përjashton qytetarë të tërë nga shërbimi ndaj publikut.
Kjo padrejtësi kjo është edhe rrezik për shëndetin e qytetarëve.
Kërkojmë ndërprerje të menjëhershme të procesit të spastrimeve politike dhe etnike në institucionet shëndetësore, hetim të pavarur dhe transparent për kriteret e punësimit dhe shkarkimit në Shtëpinë e Shëndetit;
Shtëpia e Shëndetit nuk është pronë e asnjë partie. Ajo është shtylla e kujdesit shëndetësor për të gjithë qytetarët, pa dallim etnie apo bindje politike.
Do të ketë përgjegjësi politike dhe ligjore për këto veprime.