24.3 C
Tetovo
E diel, 22 Qershor, 2025
BallinaLajmeBotaSHBA sulmoi objektet bërthamore të Iranit/ Vjen reagimi i parë nga Bashkimi...

SHBA sulmoi objektet bërthamore të Iranit/ Vjen reagimi i parë nga Bashkimi Evropian

BRUKSEL- Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian do të takohen të hënën për të diskutuar për sulmet e SHBA-së ndaj Iranit.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, në platformën “X” ka shkruar se Iranit nuk duhet t’i lejohet zhvillimi i bombës bërthamore, ndërsa ka bërë thirrje për qetësi.

“Irani nuk duhet lejuar ta zhvillojë një armë bërthamore, pasi kjo do të përbënte një kërcënim për sigurinë ndërkombëtare. U bëj thirrje të gjitha palëve të tërhiqen, të kthehen në tryezën e negociatave dhe ta parandalojnë përshkallëzimin e mëtejshëm. Ministrat e jashtëm të BE-së do të diskutojnë nesër lidhur me situatën”, ka shkruar Kallas.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments