22.6 C
Tetovo
E shtunë, 21 Qershor, 2025
BallinaLajmeFetai u drejtohet aktivistëve të ASH-së: Thuani JO pengjeve të Aliut, ktheni...

Fetai u drejtohet aktivistëve të ASH-së: Thuani JO pengjeve të Aliut, ktheni sytë nga VLEN-i!

Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka reaguar me një apel të fortë drejtuar aktivistëve të sinqertë të Aleancës për Shqiptarët, të cilët, sipas tij, janë mashtruar dhe tradhtuar nga lidershipi aktual që ka zgjedhur të bëhet pjesë e BDI-së.Në një deklaratë të publikuar sot, Fetai thekson se pengjet e Ali Ahmetit i kanë mashtruar strukturat e ASH-së me premtime të rreme për dalje të pavarur në zgjedhje dhe pushtet të garantuar, ndërsa në të vërtetë, siç thotë ai, kanë qenë që në fillim të shitur tek BDI. “Aliu është një plak i lodhur, një hije e së kaluarës së errët të regjimeve antishqiptare. Ai nuk ka vend në të ardhmen e shqiptarëve krenarë të këtij vendi”, shprehet Fetai.

Zëvendëskryeministri gjithashtu akuzon binomin Arben Taravari dhe Ziadin Sela se nuk kanë luftuar asnjëherë për Aleancën për Shqiptarët, por për interesa personale dhe pozita brenda partisë e tani brenda BDI-së. Sipas tij, ata janë shndërruar në “vegla të Aliut”, të gatshëm të përçajnë dhe shesin strukturat në këmbim të favoreve politike. “Ju nuk i keni borxh poshtërimin e krenarisë suaj. As çburrërimin që ju kanë imponuar përmes mashtrimit”, thekson Fetai, duke i ftuar aktivistët që të mos bien pre e shantazhit dhe manipulimit.

Ai nënvizon se pjesa më e madhe e aktivistëve të ASH-së tashmë janë rreshtuar me VLEN-in dhe i fton të gjithë të tjerët të çlirohen nga, siç e quan ai, “prangat e Aliut”. “Thuani JO pengjeve të Aliut. Qëndroni krenarë në shtëpinë tuaj, aty ku ndodhet shumica absolute e aktivistëve të ASH-së”, përfundon Arben Fetai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments