20.6 C
Tetovo
E premte, 20 Qershor, 2025
BallinaLajmePërfundon paraqitja e parë nga afati i qershorit për regjistrim në shkollat...

Përfundon paraqitja e parë nga afati i qershorit për regjistrim në shkollat ​​e mesme, deri më tani janë parashtruar mbi 13 mijë aplikime

Ministria e Arsimit dhe Shkencës rikujton se sot është dita e fundit për parashtrimin e

aplikimeve në kuadër të paraqitjes së parë të regjistrimit në afatin e qershorit për regjistrim

në arsimin e mesëm në vitin shkollor 2025-2026.

Aplikimet mund të parashtrohen deri në fund të ditës. Paraqitja e dytë është më 30 qershor,

ndërsa lista përfundimtare e renditjes pas të dy paraqitjeve do të publikohet nga shkollat ​​më 2

korrik.

Ju rikujtojmë se regjistrimi është elektronik dhe realizohet përmes portalit e-

uslugi.mon.gov.mk, ku nxënësit identifikohen me llogaritë e tyre të përdoruesit në

schools.mk. Njëkohësisht, reagojmë dhe demantojmë artikujt në disa media, ku thuhet se

sistemi funksionon me vështirësi ose është bllokuar plotësisht.

Nuk ekziston asnjë sfidë në punën e platformës, në të cilën deri më tani janë parashtruar

13,200 aplikime, që do të thotë se pjesa më e madhe e gjysëmmaturantëve të shkollave të

mesme janë paraqitur tashmë për të vazhduar arsimimin e tyre.

Ministria i’u del në ndihmë të gjithë atyre që kanë nevojë për mbështetje gjatë aplikimit.

Konkursi me vende të lirë të punës është shpallur në këtë link .

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments