Ministri i ri i shëndetësisë, Azir Aliu në Tetovë takoi infermieret e spitalit klinik të cilave u premtoi zgjidhje të problemit me vendimet e punës.Ato janë pjesë vitale e sistemit kështu që neve dëshirojmë apo nuk dëshirojmë duhet sa më shpejt të bëjmë zgjidhjen e këtij problemi. Besoj që shumë shpejt do të zgjidhet. Duhet të zgjidhet para afateve ligjore, ajo është diku 1 muaj”, tha Aliu.
Motrat medicinale falënderuan ministrin për premtimin dhe thonë se tani do të presin.Ndryshe, infermieret e Spitalit Klinik të Tetovës disa ditë radhazi protestuan për marrjen e pagave dhe zgjidhjen e statusit te tyre te punës. Rreth 140 infermiere të këtij spitali vazhdojnë të jenë pa vendime pune, ndërsa disa prej tyre punojnë për më shumë se 10 vjet.