16.3 C
Tetovo
E shtunë, 7 Qershor, 2025
BallinaLajmeElmazi nga VLEN e akuzon për ndërtim pa leje në Saraj –...

Elmazi nga VLEN e akuzon për ndërtim pa leje në Saraj – Arsovska i kundërpërgjigjet: Një nga banesat pa leje në Çair është e jotja!

Koalicioni VLEN reagoi ashpër për ndërtimin e një objekti pa leje në komunën e Sarajit. Muhamed Elmazi, përfaqësues i VLEN-it, deklaroi se ndërtesa është ndërtuar pa leje dhe me dokumente të falsifikuara. Ai i drejtoi pyetje kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, duke kërkuar të sqarohet nëse objekti është ngritur në tokë private apo publike, përcjell Flaka.

Elmazi paralajmëroi se nëse Arsovska hesht, VLEN do të përdorë të gjitha mekanizmat ligjorë për të ndëshkuar personat e lidhur me BDI-në, të cilët sipas tij, po ndërtojnë pa leje.

“Zonja Arsovska, para se të flisni për ndërtimet pa leje dhe mbrojtjen e interesit publik, përgjigjuni: A do të flisni për ndërtesat e paligjshme dhe perandorinë urbane të miqve tuaj të klanit të BDI-së? A do t’i kërkoni vinça për këto raste apo do t’i mbyllni sytë sepse janë partnerët tuaj politikë?”, theksoi Muhamed Elmazi nga VLEN.

Nga ana tjetër, kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, iu përgjigj, duke e akuzuar Elmazin për hipokrizi dhe dyfytyrësi.

“Taman mendonit se nuk mund të demonstrojnë më shumë dëshpërim për kriminalitetin ku janë kapur, ata gjejnë një kampion të ri nga BDI-ja! Muhamed Elmazi ishte anëtar i Këshillit të Qytetit të Shkupit në këtë mandat dhe anëtar i shquar i BDI-së deri në shtator 2024, kur u bë pjesë e VLEN-it për t’u emëruar drejtor në NOMAGAS,” tha Arsovska, duke publikuar edhe dokumentacion që e dëshmon këtë.

Ajo gjithashtu u shpreh se Elmazi ka munguar në seancën ku u diskutua për ndërtime të paligjshme në të gjitha komunat e Shkupit, përfshirë Sarajin dhe Çairin, dhe e kritikoi për përpjekjen për t’i shpërndarë përgjegjësitë për “kriminalitetin urban” në një nivel nacional, duke minimizuar fajet e veta dhe të bashkëpunëtorëve të tij.

Arsovska ngriti akuza serioze kundër Elmazit dhe koalicionit VLEN për lidhje me “imperiumin urban” dhe përfshirjen në legalizime të paligjshme, duke paralajmëruar se do të nxisë hetime të thelluara dhe do të përfshijë prokurorinë për rastet konkrete.

“Tani të pyes, Muhamed: A je kriminel nga BDI-ja apo nga VLEN? A e di që nga 150 ndërtime pa leje në Çair, njëri është edhe banesa jote ku ti jeton falas? Nëse nuk e di, do ta dërgoj këtë rast në Prokurori, sepse imperiumi i mafias urbane tënd do të shembet, dhe nuk më intereson nga cila parti je,” deklaroi Arsovska. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments