13.6 C
Tetovo
E premte, 6 Qershor, 2025
BallinaLajmeLëvizja Eco Guerilla / Tetova ‘mbytet’ në pluhur- kush mban përgjegjësi për...

Lëvizja Eco Guerilla / Tetova ‘mbytet’ në pluhur- kush mban përgjegjësi për ndotjen masive nga rrënimi i Monopolit?

Nga reagimet e shumta dhe shqetësimet e banorëve, Lëvizja Eco Guerilla kërkon nga organet kompetente të Komunës së Tetovës të kërkojnë përgjegjësi për mosrespektimin e dispozitave ligjore për ndërtim nga kompanitë që realizojnë punimet, edhe atë me theks të veçantë ligjin për siguri në punë si dhe ndotjen e ambientit. Kërkojmë inspektim urgjent të punimeve nga Inspektorati për ndërtim dhe Inspektorati ekologjik.

Të kontrollohet nëse punëtorët e përfshirë në projekt po përballen me kushte të rrezikshme pune, pa pajisje mbrojtëse të përshtatshme dhe pa zbatim të rregullave të sigurisë teknike. Kjo do të ishte një shkelje e rëndë e të drejtave të tyre dhe një kërcënim serioz për shëndetin dhe jetën.

Emetimi i pluhurit në masë të madhe jo vetëm që dëmton cilësinë e ajrit, por gjithashtu rrezikon shëndetin e qytetarëve, veçanërisht të atyre me sëmundje respiratore. Është detyrim moral dhe ligjor të sigurohet që projektet e ndërtimit të realizohen në mënyrë të sigurt dhe në përputhje me standardet, duke mbrojtur interesat e të gjithëve.

Sot shumë qytetarë të Tetovës u përballën me një “bombë” me pluhur masiv si rezultat i rrënimit të objektit të Monopolit, në hyrje të qytetit.

Nga reagimet e shumta dhe shqetësimet e banorëve, Lëvizja Eco Guerilla kërkon nga organet kompetente të Komunës së Tetovës të kërkojnë përgjegjësi për mosrespektimin e dispozitave ligjore për ndërtim nga kompanitë që realizojnë punimet, edhe atë me theks të veçantë ligjin për siguri në punë si dhe ndotjen e ambientit. Kërkojmë inspektim urgjent të punimeve nga Inspektorati për ndërtim dhe Inspektorati ekologjik.

Të kontrollohet nëse punëtorët e përfshirë në projekt po përballen me kushte të rrezikshme pune, pa pajisje mbrojtëse të përshtatshme dhe pa zbatim të rregullave të sigurisë teknike. Kjo do të ishte një shkelje e rëndë e të drejtave të tyre dhe një kërcënim serioz për shëndetin dhe jetën.

Emetimi i pluhurit në masë të madhe jo vetëm që dëmton cilësinë e ajrit, por gjithashtu rrezikon shëndetin e qytetarëve, veçanërisht të atyre me sëmundje respiratore. Është detyrim moral dhe ligjor të sigurohet që projektet e ndërtimit të realizohen në mënyrë të sigurt dhe në përputhje me standardet, duke mbrojtur interesat e të gjithëve.

Zhvillimi i qytetit nuk duhet të bëhet në kurriz të shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve. Poashtu mbrojtja e pronës private dhe publike përreth zonës së ndërtimit duhet të jetë prioritet gjatë zhvillimit të punimeve. Me këtë rast bëjmë thirrje të angazhohemi bashkë për parandalimin e kulturës së pandëshkueshmërisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments