14.5 C
Tetovo
E mërkurë, 21 Maj, 2025
BallinaLajmeCNBC: Shqipëria, mes pesë vendeve europiane më mikpritëse për qytetarët nga SHBA

CNBC: Shqipëria, mes pesë vendeve europiane më mikpritëse për qytetarët nga SHBA

“Por riviera shqiptare nuk duhet lënë pas dore; Bregdeti i saj përgjatë detit Jon ka disa nga plazhet dhe peizazhet më të bukura në të gjithë Evropën”, kështu shkruan media amerikane CNBC, teksa e rendit Shqipërinë mes pesë destinacioneve europiane më mikpritëse për qytetarët amerikanë jo vetëm për turizëm, por edhe për të jetuar.

Cepee Tabibian, eksperte për lëvizjet jashtë vendit ka publikuar një artikull në faqen zyrtare të CNBC ku e rendit Shqipërinë mes Spanjës, Portugalisë, Francës dhe Holandës.

Artikulli:

Kaq shumë njerëz që duan të largohen nga SHBA fillojnë me një pyetje në dukje të thjeshtë: Ku duhet të shkoj? Unë mund të ndihmoj me këtë.Çfarë i bën disa vende evropiane më ‘mirëpritëse’ për emigrantët amerikanë?

Këtu janë pesë vende evropiane që vazhdimisht e bëjnë më të lehtë për amerikanët të zbarkojnë, të jetojnë dhe të lulëzojnë:

1. Spanja

2. Portugalia

3. Franca

4. Holanda

5. Shqipëria

Shqipëria u lejon shtetasve amerikanë të qëndrojnë deri në një vit pa vizë. Me një hyrje të lehtë dhe kosto të ulët jetese, ajo është perfekte për punonjësit në distancë që kanë një buxhet të kufizuar.

Shumë amerikanë jetojnë në Tiranë, ku komuniteti i të huajve është i fortë dhe anglishtja flitet gjerësisht. Por Riviera shqiptare nuk duhet anashkaluar; bregdeti i saj përgjatë detit Jon ka disa nga plazhet dhe peizazhet më të bukura në të gjithë Europën.

Shumë amerikanë e përdorin Shqipërinë si një pikënisje duke qëndruar nga një deri në katër vjet përpara se të zhvendosen në destinacionin e tyre të radhës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments