Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të mbledh të enjten liderët e partive, në kërkim të një zgjidhje për konstituimin e Kuvendit. Ky process ka ngecur tash e një muaj. VV ka propozuar për Kryetare Kuvendi Albulena Haxhiun, emër që po kundërshtohet nga partitë tjera. Seanca e radhës do të vazhdojë po të enjten, në orën 10:00, shkruan Reporteri.net.
Ftesës së Presidentes Vjosa Osmani për takim konsultativ lidhur me ngërçin e krijuar sa i përket krijimit të institucioneve, tashmë i janë përgjigjur të gjitha partitë.
Presidenca ka konfirmuar se të gjithë liderët do të marrin pjesë në takim.“Të gjithë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e së enjtes me Presidenten Osmani”, ka thënë ai.
E pas këtij takimi, ndaras nga shefat e partive shqiptare, e para e vendit i ka thirrur në takim të përbashkët edhe përfaqësuesit e partive minoritare.
Ndryshe, sot ka dështuar përpjekja e 15’të për konstituimin e Kuvendit.
Përpjekja e parë është bërë më 15 prill. Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar për Kryetare Kuvendi Albulena Haxhiun, emër që po kundërshtohet nga partitë tjera.
PDK dhe AAK i kanë kërkur disa herë VV’së që ta ndërrojë kandidaten, duke dhënë edhe emra që do të mund t’i votonin, por nga partia e parë s’kanë lëvizur.