9.7 C
Tetovo
E martë, 13 Maj, 2025
BallinaLajmeBilall Kasami për 360 Gradë/ Riemërimi i rrugëve në Tetovë në pauzë...

Bilall Kasami për 360 Gradë/ Riemërimi i rrugëve në Tetovë në pauzë deri pas zgjedhjeve lokale

Nisma për riemërimin e rrugëve në Tetovë do të pauzojë për disa muaj dhe pritet të vazhdojë pas zgjedhjeve lokale. Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami në një intervistë për 360 Gradë. Ai tha se Ligji për Vetëqeverisje Lokale, për emërimin e rrugëve kërkon që procesi të ndalet gjashtë muaj para zgjedhjeve të rregullta lokale dhe të vazhdojë më pas, transmeton Portalb.mk. 

“Iniciativa është për emërtimin e rrugëve, por kjo nuk do të thotë që nëse qytetarët kërkojnë që disa nga emrat të mbeten, ato nuk do të mbeten… Formalisht dhe ligjërisht shkon si një proces emërtimi rrugësh, por në realitet nuk do të thotë që të gjitha rrugët që kanë një emër do të riemërtohen”,  tha Kasami

Ndaj kësaj deklarate kanë reaguar nga Lidhja e Luftëtarëve të LNÇ-së, të cilët thonë se procesi i riemërtimit të rrugëve u bojkotua plotësisht nga qytetarët, dhe jo, siç thotë kryetari i komunës, se po shkonte shumë mirë. 

“Procesi u bojkotua plotësisht nga qytetarët dhe u delegjitimua,” thuhet në reagimin nga Lidhja e Luftëtarëve të LNÇ-së. 

Kujtojmë që në kuadër të kësaj nisme deri më tani janë mbajtur tre debate publike. 

LNÇ-ja e paralajmëroi Kasamin edhe  më 25 janar se ndryshimi i paralajmëruar i emrave të rrugëve mund të hapë kutinë e Pandorës dhe të çojë në intolerancë ndëretnike. Ata dorëzuan  nismë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së riemërimit të rrugëve në Tetovë.

Kujtojmë se këshilltarët komunal të LSDM-së janë tërhequr tërësisht nga çdo strukturë dhe organ në komunë që është duke punuar në procedurën për ndryshimin e emrave të rrugëve. 

    Ndërkaq kjo nismë hapi debat edhe me VMRO-DPMNE-në.

    Thirrja publike për riemërimin e rrugëve në Komunën e Tetovës ishte e hapur deri më 10 mars, ku qytetarët mund të jepnin propozimet e tyre.

    Nisma e ndryshimit të emrave edhe në të kaluarën ka ngjallur debat dhe tensione politike. 

    Aktualisht sipas të dhënave nga Komuna e Tetovës, është konstatuar që në Tetovë janë gjithsej 265 rrugë, prej të cilave 111 janë me emra, 113 me numra dhe 41 nuk kanë aspak emërim. 

    Grupi punues për riemërimin e rrugëve në Komunën e Tetovës u themelua më 26 gusht 2024,

    Ky grup punues përbëhet nga këshilltarët komunal: Argjend Veliu (LB), Abdyrahim Maksuti (LB), Veton Murati (BDI), Anita Boshkovska Jovanovska (VMRO-DPMNE), Visar Palloshi (PDSH), Faton Selami (AAA) dhe Gligorije Stojanovski (LSDM), i cili tani më është tërhequr. 

    Anëtarë të tjerë janë: Shaban Xhelili nga Sektori për Veprimtari Komunale, Nuhi Pajaziti nga Sektori për Planifikim Urbanistik, historiania Olivera Gixhevska dhe profesori Arsim Sinani. 

    Grupi i punës ka për detyrë të përpilojë propozim listë të rrugëve dhe ta dorëzojë te këshilli komunal, i cili më pas nëse e miraton, procesi do të vijojë në institucionet përkatëse. 

    Në këtë vendim nuk është i përfshirë ndryshimi i emrave të shkollave dhe institucioneve publike, ashtu siç u promovua në vitin 2022 përmes nismës për ndryshimin e emrave të rrugëve, shkollave dhe institucioneve publike në Tetovë nga Shoqata Akademike e Shqiptarëve për Art dhe Shkencë dhe Komunës së Tetovës. 

    Në Tetovë edhe pse disa rrugë janë emëruar në gjuhën shqipe, të njëjtat shfrytëzohen vetëm nga Komuna e Tetovës gjatë komunikimit me qytetarët kurse në dokumente zyrtare vazhdojnë të qëndrojnë emrat nga koha e ish Jugosllavisë. 

    Edhe më herët në Tetovë ka pasur nisma të tilla që nuk kanë shkuar deri në fund. 

    RELATED ARTICLES
    - Advertisment -

    Most Popular

    Recent Comments