27.2 C
Tetovo
E shtunë, 7 Qershor, 2025
BallinaLajmeVjosa Osmani u ka dërguar ftesat partive për konsultime rreth ngërçit, Presidenca:...

Vjosa Osmani u ka dërguar ftesat partive për konsultime rreth ngërçit, Presidenca: Po i presim konfirmimet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar në takim liderët e partive politike për të enjten, në përpjekje për të tejkaluar bllokadën politike të krijuar pas dështimit për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.Lajmin e ka konfirmuar këshilltari i Presidentes, Bekim Kupina, i cili tha se nga data 15 maj do të nisin konsultat e para me përfaqësuesit politikë.

“Presidentja Osmani do të fillojë një seri konsultimesh rreth çështjes së konstituimit të Kuvendit nga data 15 maj. Ftesat tashmë janë dërguar për takimet e para dhe po presim konfirmimet”, deklaroi Kupina.Sipas tij, Presidentja ka qenë e gatshme për një angazhim të tillë që nga muaji prill, por vetëm së fundmi ka pranuar kërkesa zyrtare nga disa parti.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, tashmë ka shprehur gatishmërinë e plotë, që nga data 16 prill, për t’i takuar liderët e partive politike në rast se ata e shohin të nevojshme një gjë të tillë. Tani që disa parti kanë kërkuar takim të përbashkët, Kabineti i Presidentes është duke kontaktuar partitë për të gjetur kohën e përshtatshme për një takim gjithëpërfshirës”, shtoi Kupina.

Ngërçi institucional vazhdon prej 15 prillit, kur ka nisur seanca konstituive e Kuvendit, por Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka arritur t’i sigurojë votat e mjaftueshme për ta zgjedhur Albulena Haxhiun në pozitën e Kryetares së Kuvendit.

Opozita e ka cilësuar kandidaturën e Haxhiut si përçarëse dhe i ka kërkuar VV-së të propozojë një emër të ri për të tejkaluar situatën e bllokadës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments