Grupi terrorist Houthi ka sulmuar me raketë aeroportin e Tel Aviv.
Lidhur me këtë ngjarje ushtria izraelite deklaroi se kishte arritur që të identifikonte një sulm me raketë, nga Jemeni.Ndërsa grupi Houthi e konsideron një operacion ushtarak, që sipas tyre synonte aeroportin izraelit Ben Gurion, në zonën e pushtuar të Jaffës, me një raketë balistike.
Pas këtyre sulmeve ka reaguar edhe Izraeli duke paralajmëruar se do t’i përgjigjej këtyre sulmeve.