15.1 C
Tetovo
E premte, 9 Maj, 2025
BallinaLajmeAvioni i parë që zbret në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës,i...

Avioni i parë që zbret në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës,i Behgjet Pacollit(video)

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës (VIA), një prej investimeve strategjike për turizmin dhe ekonominë shqiptare, u realizua sot fluturimi i parë certifikues, që u prit me interesim në një event të posaçëm, ku ishte i pranishëm Kryeministri, Edi Rama, Zv/Kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, si dhe punonjës të rinj, pjesë e stafit të aeroportit e të ftuar të shumtë nga Kosova dhe ku më pas mbërriti nga një tjetër fluturim Behgjet Pacolli.Në fjalën e saj, Balluku e cilësoi ditën e sotme si një moment historik, jo vetëm për Vlorën, por edhe për Shqipërinë, duke bërë realitet një vepër të shumëpritur.“Vitet e fundit kemi folur shumë shpesh për aviacionin, për arritjen, për strategjinë kombëtare të aviacionit civil, e cila tashmë ka arritur të materializohet. Nuk është më thjesht një strategji e hedhur në letër, nuk është më një ëndërr për t’u realizuar, por janë hapa të mirëmenduara, të cilat tashmë po i shikojmë të materializohen. Ashtu siç kemi bërë me ‘Air Albania’, ashtu siç kemi bërë me aeroportin e Kukësit, sot jemi këtu në Vlorë për të dorëzuar një vepër e cila tashmë nis të gjithë fazën e certifikimit. Sot është certifikuar pista dhe tashmë vazhdojmë me të gjithë komponentët e tjerë që do ta sjellin këtë aeroport brenda kësaj vere që të jetë operacional për të gjitha fluturimet civile ndërkombëtare”, tha Balluku.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments