Presidenti Donald Trump përsëriti kërcënimin e tij për të përdorur forcën ushtarake për të aneksuar Groenlandën.
Në një intervistë për NBC, ai tha se nuk e përjashtonte përdorimin e forcës, pasi sipas tij SHBA ka nevojë të madhe për Groenlandën.
“Nuk e përjashtoj. Nuk po them që do ta bëj, por nuk përjashtoj asgjë. Ne kemi nevojë të madhe për Groenlandën”, tha Trump, raporton CNN.
“Grenlanda është një popullsi shumë e vogël, për të cilën do të kujdesemi, do ta duam dhe të gjitha këto. Por na duhet për sigurinë ndërkombëtare.” Ai shtoi se dyshon se kjo do të ndodhë, por se mundësia “sigurisht” që ekziston.