21.3 C
Tetovo
E shtunë, 3 Maj, 2025
BallinaLajmePër rastin me Medresenë ”Isa Beu”, BDI mashtron besimtarët muslimanë për qëllime...

Për rastin me Medresenë ”Isa Beu”, BDI mashtron besimtarët muslimanë për qëllime elektorale.Arben Fetai ‘godet’ Ahmetin dhe Xhaferin për Medresenë në Shkup, publikon një dokument (DOKUMENT)

Zëvendëskryeministri dhe kryetari i Kuvendit të ASH-së, Arben Fetai përmes një postimi ka drejtuar kritika ndaj kreut të BDI-së, Ali Ahmeti dhe ish-kryeministrit teknik Talat Xhaferi,duke theksuar se po mashtrojnë opinionin lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për anulimin e vendimit të Qeverisë për dhënien e pëlqimit për themelimin e Shkollës së Mesme Private “Medreseja Isa Beu” në Kondovë të Shkupit.

Fetai lidhur me këtë ka publikuar edhe një dokument. Reagimi i tij më poshtë:

Partia, liderit të së cilës i janë përzier kombi dhe feja, po kundërshton vendimin e Gjykatës Kushtetuese – gjyqtarët e së cilës i ka zgjedhur vetë kjo parti – për anulimin e vendimit të Qeverisë për dhënien e pëlqimit për themelimin e Shkollës së Mesme Private “Medreseja Isa Beu” në Kondovë.

Për të sqaruar opinionin publik: vendimi i propozuar nga MASH ka hyrë në procedurë qeveritare në kohën e BDI-së, në fund të nëntorit 2023. Në fillim të dhjetorit të po atij viti, Qeveria, nën udhëheqjen e Dimitar Kovaçevskit, e ka hequr këtë pikë nga rendi i ditës, bazuar në raportin e Komisionit për Resurse Njerëzore dhe Zhvillim të Qëndrueshëm dhe në mendimin e Sekretariatit për Legjislacion të Qeverisë, i cili thotë se: “nuk janë përcaktuar mundësi ligjore që BFI në RMV të themelojë shkollë të mesme private në të cilën do të organizohet dhe realizohet mësim për arsimin e mesëm të gjimnazit.”

Më 26 mars 2024, kur kryeministër teknik ishte Talat Xhaferi, propozim vendimi i MASH u rikthye si pikë shtesë në mbledhjen e Qeverisë dhe u miratua, krahas mendimit negativ të Sekretariatit për Legjislacion. Pra, kjo përbën një tjetër mashtrim të BDI-së ndaj popullit dhe besimtarëve myslimanë, me qëllimin e vetëm: përfitimin elektoral.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments