21.3 C
Tetovo
E shtunë, 3 Maj, 2025
BallinaLajmeAhmeti dhe Taravari shtrëngojnë duart në Sllupçan

Ahmeti dhe Taravari shtrëngojnë duart në Sllupçan

Në Sllupçan edhe këtë vit është kujtuar 2 Maji – dita kur kjo zonë është shpallur si zonë e lirë pas një konflikti të armatosur në vitin 2001.Edhe këtë vit u realizua manifestimi për të kujtuar ata që kontribuan për këtë arritje, e ndërkaq aty krerët politikë.

Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së tha se sot përkujtohet momenti më i lavdishëm i krenarisë kombëtare. ot përkujtojmë momentet më të lavdishme të krenarisë kombëtare.“Këto ngjarje përkujtohen që e kaluara mos të harrohet. Këto ngjarje përkujtohen për t’ua përkujtuar të gjithë atyre që duan të kërcënojnë dhe rrezikojnë liritë tona të fituara me gjak dhe jo të dhëna dhuratë nga dikush”, tha Ahmeti.Ndërkaq kryetari i ASh-së, Arben Taravari i cili poashti ishte i pranishëm në manifestim, është parë të përshëndetet me Ali Ahmetin.“Në Sllupçan, aty ku si sot e 24 vjet më parë erdhi liria dhe emancipimi i këtij vendi”, vlerëson Taravari.U deklaruan edhe nga VLEN. Nga koalicioni shqiptar në Qeveri thonë se kjo datë është një amanet, që rikujton brezat e rinj për gjakun e derdhur.

“Data 2 Maj është më shumë se një përvjetor, është një amanet. Është dita që i rikujton brezave të rinj për gjakun e derdhur, për nënat që dhanë djemtë e tyre për barazi e drejtësi, për dëshmorët që lanë pas emrin e tyre të shkruar në pllakatat e përjetësisë”, thanë mes tjerash nga VLEN

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments