17.9 C
Tetovo
E shtunë, 19 Prill, 2025
BallinaLajmeShërbime të reja digjitale të MPB-së të disponueshme në internet

Shërbime të reja digjitale të MPB-së të disponueshme në internet

Ministria e Transformimit Digjital sot njoftoi se në Portalin Kombëtar për Shërbime Elektronike – uslugi.gov.mk janë në dispozicion dy shërbime të reja, të cilat kanë të bëjnë me MPB-në.

Siç bëjnë me dije nga ministria, këto janë certifikata të përdorura gjerësisht për mjetet motorike që përdoren në komunikacion – Certifikata e Pronësisë aktuale të Automjeteve për Individë dhe Certifikata e Posedimit të Mjeteve Motorike për një periudhë të caktuar kohore për individë (Historia e automjeteve).

Këto dy shërbime tashmë janë në dispozicion në formë elektronike dhe mund të përdoren në transaksione ligjore. Pranimi i tyre është i disponueshëm edhe në qendrat e shërbimit të Ministrisë së Transformimit Digjital në Shkup (Qendër), Aerodrom, Kumanovë, Tetovë, Jegunovc, Manastir, Ohër dhe Shtip.

“Digjitalizimi i këtyre shërbimeve të reja në Portalin Kombëtar është një hap i rëndësishëm përpara në drejtim të transparencës dhe efikasitetit të institucioneve. Me dixhitalizimin e tyre, qytetarët marrin shërbim efikas, pasqyrë të qartë të procedurave, duke reduktuar mundësinë e abuzimit dhe forcimin e besimit në administratën publike”, njofton Ministria e Transformimit Digjital.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments