18 C
Tetovo
E shtunë, 19 Prill, 2025
BallinaLajmeDështimi i seancës konstituive, Çitaku-PDK: Thirrja e kryesuesit për konsultime, tentativë e...

Dështimi i seancës konstituive, Çitaku-PDK: Thirrja e kryesuesit për konsultime, tentativë e qartë për të shtyrë procesin

Deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka reaguar pas dështimit për herë të dytë të seancës konstituive.

Me anë të një postimi në Facebook, ajo tha se Kuvendi sot u uzurpua.

Ajo tha se ryesuesi i seancës, në përputhje me urdhrat e krerëve të partisë, devijoi nga procedura ligjore dhe ftoi për “konsultime”, një tentativë e qartë për të shtyrë procesin.

“Sot, Kuvendi i Republikës u uzurpua. LVV e shndërroi skenën parlamentare në teatër partie, duke pamundësuar zhvillimin e seancës sipas rregullores së punës. Rendi i ditës ishte i qartë: votimi i raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve. Asnjë paqartësi, asnjë arsye për zvarritje. Për miratimin e këtij raporti kërkohet shumicë e thjeshtë, jo konsensus. Jo manovra politike. Jo skenarë të porositur nga lart. Por kryesuesi i seancës, në përputhje me urdhrat e krerëve të partisë, devijoi nga procedura ligjore dhe ftoi për “konsultime”, një tentativë e qartë për të shtyrë procesin.”, ka shkruar ajo.

“Kjo është jo vetëm shkelje e rregullores, por një dhunim i vullnetit demokratik dhe institucional. Kjo është marrezi.”, u shpreh Çitaku

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments